Hillary Clinton: Nuk kam nevojë për mbrojtjen e burrit tim
Hillary Clinton thotë se janë veprat e saj ato që flasin për punën e saj dhe se nuk ka nevojë për mbrojtjen e askujt. Këtu ajo theksoi, se mbrojtje nuk i duhet as nga ana e bashkëshortit të saj, ish presidenti amerikan Bill Clinton.
“Burri im është shumë i mirë…por nuk kam nevojë që dikush të më mbroj”, ka thënë ish Zonja e Parë amerikane.
Clinton, është në mes të turneut të promovimit të librit të saj “Hard Choices”.

