UBT

Hillary Clinton, më popullore se presidenti Obama

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

New York – Një anketë kombëtare opinioni tregon se ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton është më popullore se sa presidenti Barack Obama ose ndonjë figurë tjetër politike në Shtetet e Bashkuara.

Sipas sondazhit të Universitetit Quinnipiac, të publikuar të premten mbrëma, Clinton ka një mbështetje të favorshme prej 61 përqindësh mes votuesve amerikanë, në krahasim me 51 për qind, sa ka Obama.

Ish-sekretarja Clinton, e cila ka qenë Zonja e Parë e vendit dhe senatore, javën e kaluar u largua nga posti i kryediplomates amerikane.

Ajo ishte sekretare e Shtetit për katër vjet, duke iu bashkuar kabinetit të presidentit Obama pas inaugurimit të tij të parë në vitin 2009. Presidenti Obama ishte rivali i saj në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate në vitin 2008.

Uji Dea

Ndihmësdrejtori i Institutit të anketave Quinnipiac tha se zonja Clinton është “personaliteti më popullor në skenën politike amerikane sot”, transmeton BW.

Clinton ende nuk është shprehur nëse do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e ardhshme (2016), duke ngritur spekulime mbi të ardhmen e saj politike.

Quinnipiac ka anketuar 1 772 votues të regjistruar, nga 30 janari deri më 4 shkurt të këtij viti.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.