Mobi Casa

Hillary Clinton: Kur dolëm nga Shtëpia e Bardhë, ishim borxh deri në fyt

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Familja e Hillary Rodham Clintonit kishte mbetur “trokë” dhe e ngarkuar me fatura ligjore kur ajo dhe bashkëshorti i saj u larguan nga Shtëpia e Bardhë, ka bërë me dije ish-zonja e parë.

“Dolëm nga Shtëpia e Bardhë, jo vetëm trokë fare, por edhe në borxhe”, ka thënë Clinton për ABC News. “Nuk kishim para dhe nisëm disi t’i mbledhim copat pak nga pak, për edukimin e Chelseat. E dini, nuk ishte e lehtë”, ka shtuar ajo.

Eco Higjiena

Por, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ish-presidenti Bill Clinton ka fituar para të majme si ligjërues ndërsa Hillary Rodham Clinton ishte përfaqësuese e New Yorkut në Senat.

Borxhet ligjore që familja Clinton i pati pas largimit nga Shtëpia e Bardhë i paguan më 2014, borxhe që arrinin shifrat deri në mbi 10 milionë dollarë.
© KOHA.net