UBT

Hillary Clinton gjobitet nga polici rrugor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një polic anglez gati sa nuk ka shkaktuar një incident ndërkombëtar pasi gjobiti makinën e Hillari Clinton, e cila ndodhej në Britaninë e Madhe për t’u nderuar për diplomaci.

Polici i trafikut ka injoruar ndërhyrjen e pesë rojeve të sigurisë të zemëruar nga ky veprim, të cilët i treguan dhe distinktivin.

Gjatë kësaj kohe Clinton ndodhej në Chatham House për të marrë çmimin për “kontribut mbresëlënës dhe domethënës në diplomacinë ndërkombëtare”, ndërsa në xhamin e makinës së saj ishte vendosur gjoba.

Rojet e sigurisë ishin strehuar aty pranë për të mos u lagur nga shiu dhe dolën për të protestuar në momentin që vërejtën policin pranë makinës Mercedez ngjyrë gri, policin e trafikut.

Uji Dea

Pavarësisht ndërhyrjes së tyre, polici ka vazhduar i qetë punën e tij, duke plotësuar gjobën për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit.

Një zyrtar i pushtetit lokal ka thënë për “Daily Mail”, se pavarësisht se polici i trafikut është marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret, ai po bënte vetëm detyrën. Ish-Sekretarja kishte parkuar për rreth 45 minuta pa paguar biletën e parkimit.

“Jam i sigurt se ajo do ta kuptojë se ne duhet të jemi të drejtë me të gjithë, pavarësisht statusit”, tha zyrtari.

Diplomatët amerikanë kryesojnë listën e gjobave në Britani, pasi në 10 vjet kanë marrë gjoba me vlerë 12 milionë dollarë raporton “Daily Mail”. /panorama/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.