Hidromorava

Hill: Shkova në Shqipëri duke menduar se Xhavit Haliti e drejton UÇK-në, disa në SHBA thonin kështu, por s’mu konfirmua

/ 2 minuta lexim
HW

Diplomati amerikan, Christopher Hill foli për organizimin e UÇK-së gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.

Ai, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatësve në rastin e ish-krerëve të luftës në Kosovë, tha se në UÇK nuk kishte “hierarki komanduese”.

“Nuk ishin një grup personash i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese dhe përgjegjësi komanduese të mira. Kjo ishte përshtypja jonë gjatë gjithë kohës. Dhe fakti që nuk mund ta gjenim një person që të fliste në emër të të tjerëve, në fakt i konfirmonte dyshimet tona”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatësve”, tha Hill.

HW

I dërguari special i SHBA-së për Kosovën gjatë luftës, tha se kërkuan në Kosovë dhe Shqipëri një person që do të fliste në emër të UÇK-së.

Pasi vizitoi disa zona të luftës në Kosovë, ai tha se shkoi në Shqipëri duke shpresuar se do ta gjente drejtuesin. E përmendi Xhavit Halitin, për të cilin tha se disa në Washington e mendonin si drejtuesin e kësaj ushtrie guerile.

“Emrin e kishte Zeka? Xhavit Haliti, po. Menduam se mund të ishte ai personi. Sepse disa persona në qeverinë amerikane thonin që ky është personi që drejton, që kryen funksione të caktuara apo që siguron armë. Në bisedat me të ai nuk na tregoi shumë dhe unë fillova të dyshojë se mbase ai po fsheh diçka, por asgjë s’mu konfirmua asnjëherë”, tha Hill.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.