FITORJA

Hill: SHBA kërkon njohje reciproke, aty duhet të shkojmë duke kaluar nëpër shumë hapa

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i SHBA-së, Christopher Hill, ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke, megjithatë ka lënë të kuptohet se ka shumë punë deri të shkohet aty.

Kështu ka thënë diplomati amerikan kur është pyetur për kërkesën e Kryeministrit Albin Kurti që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Hill ka thënë se para se të arrihet tek çështja e njohjes, janë edhe disa çështje të tjera të rëndësishme që duhet diskutuar, duke listuar punën e energjisë në veri, të pagjeturit dhe duke e ritheksuar atë se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë.

UBT

“Mendoj se në përgjithësi, dialogu dhe BE e kanë bërë të qartë që synimi për normalizim të plotë, Amerika e kërkon njohjen reciproke. Por cilido që të jetë [synimi], ka shumë hapa të tjerë përmes të cilëve duhet kaluar.

Unë mendoj që shumë e rëndësishme të shkohet përmes këtyre çështjeve.

P.sh është çështja e energjisë që duhet të zgjidhet, që s’ka mirëkutpim edhe pse është afër. Kush e ofron energjinë, kush mbledh pagesat. Kjo është një cështje që duhet zgjidhet. Personat e zhdukur gjithashtu, është çështje tjetër që duhet të adresohet, sepse janë humbur shumë jetëra në konfliktin e Kosovës. Por edhe një çështje tjetër që e përmenda më herët është se cila është e ardhmja e serbëve në Kosovë”, ka thënë Hill./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.