UBT

Hill: Po sillemi rreth targave, por ato nuk i zgjidhin çështjet kryesore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Christopher Hill, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, ka thënë të hënën se tejkalimi i problemit të riregjistrimit të automjeteve do t’i kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kyqe në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij “Serbia ka të drejtë të ngrejë pyetjen se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë”, duke iu referuar vendimit të Qeverisë së Kosovës per zbatim gradual të vendimit për targat.

“Serbia ka të drejtë të ngrejë pyetjen se çfarë do të ndodhë me komunitetin serb në Kosovë, nëse serbët mund të ndihen rehat në Kosovë, nëse mund të ndihen të mbështetur dhe të mbrojtur me ligj, nëse mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto janë pyetjet e rëndësi kyçe dhe në kuptimin që çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet dhe komuniteti serb nuk do të harrohet”, tha Hill, ka raportuar RTV

Ai po ashtu ka thënë se “po sillemi rreth targave, duke i harruar çështjet kryesore.

“Sido që të përfundojë kjo çështje, nuk mendoj se do të zgjidhë shqetësimet kryesore të të dyja palëve – anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe çështjen e së ardhmes së komunitetit serb. Targat nuk do ta zgjidhin këtë,” tha ai.

Uji Dea

Hill ka përsëritur qëndrimin amerikan që e mbështesin dialogun e Brukselit.

Përndryshe, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media të mbajtur para pak minutash ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Republikës së Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve më të ngushtë ndërkombëtarë për çështjen e zgjatjes së afatit për implementimin e vendimit për targat.

SHBA-ja, por edhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës që vendimin ta shtyjnë për 10 muaj.

Në vend të kësaj, Kurti ka vendosur që vendimi për targat të zbatohet gradualisht, duke filluar me qortim, gjoba e pastaj me targa të përkohshme.

Pas 21 prillit, sipas ekzekutivit çdo veturë që nuk i ka targat ‘RKS’ do t’i konfiskohet vetura. /Express/