FIDANISHTJA

Hill për dialogun Kosovë-Serbi: Rajoni ka shumë histori, ajo duhet respektuar por s’duhet mbetur peng të saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, në një intervistë për “Nedelnjik” është pyetur nëse ai sheh zgjidhje për krizën në raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se beson që është e nevojshme të ketë një mirëkuptim që të gjithë popujt e Ballkanit do të jetojnë me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë.

Hill thotë se kur jeton me dikë për një kohë të gjatë atëherë duhet të ndërmarrësh veprime që e ulin tensionin dhe lejojnë njerëzit që të bëjnë jetën e tyre.

UBT

Diplomati amerikan me përvojë të gjatë në rajon thotë se është i shqetësuar me tensione, meqë shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa e nevojshme është që të ketë qetësi. Hill thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka shumë histori dhe është e rëndësishme që ajo të respektohet por jo që dikush të mbetet peng i saj.

“Unë besoj se ne kemi nevojë për një mirëkuptim që të gjithë popujt e Ballkanit dhe Evropës do të jetojnë me njëri-tjetrin për një kohë shumë të gjatë. Dhe kur jetoni me dikë, duhet të bëni marrëveshje që ulin tensionet dhe lejojnë njerëzit të vazhdojnë me jetët e tyre. Unë shqetësohem se për shkak të këtyre tensioneve, shumë njerëz nuk e kuptojnë se është e nevojshme të qetësohen. Ka shumë histori në këtë rajon. Është e rëndësishme ta respektosh atë, por nuk duhet të jesh i burgosuri i saj.” ka deklaruar Hill./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.