UBT

Hill: Nuk besoj dhe nuk kam dëgjuar që Thaçi ka urdhëruar aktivitete të paligjshme, e ndjeva të dëshmojë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ish i dërguari i posaçëm të Shteteve të Bashkuara në Kosovë gjatë periudhës së luftës, Christopher Hill ka vazhduar edhe sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka dëgjuar se Hashim Thaçi është përfshirë apo të ketë dhënë urdhër për aktivitet të paligjshme.

Hill ka deklaruar kështu teksa u pyet se pse ka pranuar të jetë dëshmitar i thirrur për këtë rast, e ku e theksoi se e ndejnte të thoshte atë që dinte për këtë.

HW

“Koha nuk i shëron të gjitha plagët , por mendoj që pas 25 vitesh është kohë e madhe të mendohen gjërat dhe nuk kam arsye të besoj që zotëri Thaci është përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye. Madje as nuk kam dëgjuar në atë kohë që ai të ketë urdhëruar aktivitet të tilla, apo veprimtari të paligjshme. Siç e kuptojë unë, ai është mbajtur i burgosur për një kohë të caktuar për këtë çështje. Pra e ndjeva sikur mu kërkua kjo gjë. Nuk kontaktova njerëz, njerëzit më kontaktuan mua dhe e ndjeva që duhet të thoja atë që dija në lidhje me situatën”.

Sot është dita e dytë e dëshmisë së tij në Hagë. Në ditën e parë, atë e mori në pyetje avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Misetiq.

Hill dje ka thënë ditën e parë të dëshmisë se Thaçi nuk e drejtonte UÇK-në dhe që ajo nuk kishte strukturë me organizim hierarkik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.