Fundamenti

Hill: Marrëveshja obligative edhe pa nënshkrim, zbatimi më i rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është ligjërisht e detyrueshme dhe pa nënshkrim, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill.

AI ka treguar se një nga elementët kyçe të marrëveshjes është se detyrimet e të dyja palëve janë pjesë e procesit të integrimit europian.

Hill theksoi se është bërë e qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumcië serbe është urgjent dhe i rëndësishëm, duke thënë se ky është një obligim që është pranuar para 10 vitesh nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.

“Nga këndvështrimi i publikut serb, është shumë e rëndësishme që organizatat ndërkombëtare, si BE-ja, të kenë një marrëveshje të cilës duhet t’i përmbahen dhe të sigurojnë zbatimin e saj”, tha Hill, duke shtuar se “Asociacioni është i rëndësishëm për t’i ofruar komunitetit serb në Kosovë me shumë siguri dhe të ardhme”.

Fundamenti

Hill më pas tregoi se gjatë karrierës së tij diplomatike ka qenë i përfshirë në negociata që kanë çuar në marrëveshje pa nënshkrim, sikurse kjo e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Hill.

I pyetur për deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të zbatojë aneksin e propozimit europian deri në vija të kuqe, Hill u përgjigj se Vuçiq ka thënë qartë se çfarë mund të pranojë dhe çfarë jo.

“Në vend që të flasim për vijat e kuqe, duhet të fokusohemi në faktin se ai e kishte shumë të qartë me BE-në se çfarë mund të bënte, si dhe kur, gjë që mendoj se është mirë. Mendoj se duhet bërë edhe nga ana e Kosovës”, tha Hill.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.