ARKATANA

Hill: Ky është momenti kyç, është vështirë, por presim zbatimin e marrëveshjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, tha sot se marrëveshja e Ohrit, si dhe marrëveshjet e tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë arritur lehtë, duke shtuar se ka ardhur momenti kur pritet zbatim konkret.

Në një deklaratë para gazetarëve në Valjevë, Hill tha se është arritur një moment kyç – zbatimi, të cilin e vlerësoi si një moment të vështirë.

“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, nuk kam thënë për asnjë moment se ishte diçka e lehtë dhe se do të ishte e lehtë, por mendoj se kemi arritur një moment vendimtar në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit. Ky është një moment i vështirë, por mendoj se është një moment plot shpresë. Ne presim zbatimin në të ardhmen”, tha Hill.

ARKATANA

Hill shtoi se çështja e Kosovës duhet parë si çështje rajonale në kontekstin e Ballkanit të Hapur.

Siç thotë ai, në këtë iniciativë vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke bashkëpunuar.

“Mendoj se kjo është pjesë e procesit që do ta çojë Serbinë drejt një bashkëpunimi më të madh dhe përfundimisht drejt anëtarësimit të saj në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm procesin e bashkëpunimit në kuadër të Ballkanit të Hapur dhe anëtarësimit në BE”, tha Hill.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.