Hidromorava

Hill kritikon BE-në për qëndrim jo konstruktiv ndaj Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Christopher Hill, dekan i Fakultetit Ndërkombëtar në Universitetin e Denverit, ndërmjetësues i dikurshëm amerikan në bisedimet paqësore në Rambouillet, ka komentuar për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe situatën aktuale në Ballkan sot pas Marrëveshjes së Deytonit dhe marrëveshjet që pasuan, çështjet e pazgjidhura që ende ekzistojnë në Bosnjë, Kosovë , Maqedoni.

Hill, siç transmeton qik-u, mendon se në masë të madhe tërë rajoni i Ballkanit ka pësuar për faktin se për shumë vende, pas marrëveshjes së Deytonit, ka ekzistuar ndjesia se Ballkani duhet vetë të zgjidhë problemet e tij.

Ai ka shtuar se “do të donte të shihte se një vëmendje më e madhe se po i kushtohet kësaj situate nga ana e SHBA-së.

Hill ka prekur edhe çështjen e Kosovës dhe situatën, e cila, sipas tij, nuk është konstruktive nga ana e BE-së ndaj saj.

“Kur e shikoni Kosovën, atë edhe sot nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, gjë që nuk është situatë konstruktive”.

Mobi Casa

Andaj, Hill mendon se duhet të ekzistojë mirëkuptim, “se ja jemi këtu, 20 vjet pas Deytonit, por ka aq shumë të pakryera”.

“Duhet të nxjerrim energjinë e ripërtërishme nga shënimi i i këtij përvjetori për të mbaruar punën e pakryer”, tha Hill për Zërin e Amerikës”, transmeton qik.

Christopher Hill po merr pjesë në Konferencën dyditore në Deyton me të cilën po shënohet 20 vjetori i Marrëveshjes dhe arritjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinës.

Presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton tha se Deytoni solli paqen, po puna nuk u krye.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.