GRANDEMALL

Hill: Ka shumë punë në dialog, mirë që u inkuadruan zyrtarët e lartë europianë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, i është gëzuar përfshirjes së zyrtarëve të lartë europianë në dialogun Kosovë-Serbi, duke aluduar në Francën dhe Gjermaninë për angazhimin e tyre të fundit për marrëveshjen që duhet ta arrijnë Kosovë dhe Serbia.

“Ka ende shumë punë për t’u bërë, por përshëndes përfshirjen e zyrtarëve të lartë europianë në proces, të cilët dëshirojnë ta iniciojnë atë dialog”, tha Hill për mediat serbe.

Hill foli edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, për ndikimin e të cilës tha se ka një ndikim të madh dhe negativ në situatën energjetike në Serbi.

FIDANISHTJA

“Ne të gjithë e dimë për këto vështirësi, por mendimi im është se Serbia e kuptoi se duhej të largohej (nga Rusia) dhe mendoj se po shohim përparim, se Serbia po bën atë që duhet të bëjë. Përparim u pa edhe në Nju Jork, kur Serbia iu bashkua 145 vendeve të tjera për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj”, theksoi ambasadori amerikan.

Hill shtoi se përpiqen të bashkëpunojnë edhe më ngushtë “se kurrë më parë” me Serbinë./Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.