FIDANISHTJA

Hill flet për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Duhet t’u jepet mundësia të sqarohen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka thënë se ish-krerëve të UÇK-së në Hagë duhet t’u jepet mundësia që të sqarohen.

Hill është pyetur nëse dënimi eventual i ish-prijësve të ushtrisë çlirimtare do të përbënte problem për NATO-n, e cila ishte forcë aleate e UÇK-së kundër forcave serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Ambasadori ka deklaruar se përderisa procesi gjyqësor kundër tyre vazhdon, nuk preferon të zhvillojë shumë diskutime.

“Mendoj se është e rëndësishme që ato gjykime të vazhdojnë, të prezantohen provat, t’u jepet mundësia të akuzuarve të sqarohen, do të shohim se çfarë gjyqtarët do të thonë në fund. Unë nuk mendoj se është e rëndësishme të flasim për këtë tani sepse procesi gjyqësor po vazhdon”, ka thënë Hill në një intervistë për edicionin serbisht të Euronews, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Mes tjerash Hill ka deklaruar se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, James Rubin, do të vizitojë Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën javën e ardhshme, nga 10 deri më 14 prill, por jo edhe Prishtinën dhe Beogradin.

“Fokusi primar do të jetë Evropa. Mendoj se ai do të vijë të vizitojë disa vende të Ballkanit Perëndimor”, ka deklaruar ai.

Në këtë kontekst, Hill ka mohuar edhe raportimet në media se Gabriel Escobar mund të largohet nga posti i të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Jo, jo, kjo nuk ka të bëjë absolutisht me punën e Gabriel Eskobarit, ato janë funksione të veçanta. Thjesht për të sqaruar dhe hedhur poshtë ato thashetheme, nuk është e vërtetë”, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.