RCCOLA

Hill: Duhet të zbulojmë çfarë ndodhi në Banjskë, çfarë bënte Radoiçiq atje?

/ 4 minuta lexim

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur në lidhje me sulmin e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka kërkuar nga Beogradi një hetim serioz.

Hill u shpreh se lajm i mirë është fakti se aktualisht, në pjesën më të madhe të saj situata është e shtensionuar.

“Numri i trupave[në veri] ishte shumë më i lartë dhe tani është kthyer në normalitet. Ky është një lajm i mirë. Tani ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë për Serbinë të lëshohet në aktivitete të tilla. Duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësi dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më – që kjo situatë tragjike dhe e rrezikshme të mos përsëritet më”, tha Hill.

“Rruga është të kthehemi në dialog. E di që është e mërzitshme, e dimë se cilat elemente janë në tryezë dhe duhet t’i japim një shans Lajçakut për të përfunduar atë që filloi, në mënyrë që serbët nga Kosova të dinë se çfarë do të mund të bëjnë, dhe se Kosova ka një mundësi për ndërkombëtarizim. Janë të gjitha elementet për këtë, vetëm marrëveshja duhet të përfundojë”, tha Hilli, transmeton Telegrafi.

Ambasadori amerikan, për Euronews.sr, tha se si person që ka marrë pjesë në negociata, nuk i pëlqejnë parakushtet, por preferon kur njerëzit të ulen në tavolinë dhe të përballen me çështjet që duhet të zgjidhen.

“Kur bëhet fjalë për masat kundër Serbisë, është e qartë se duhet të zbulohet se çfarë ka ndodhur – çfarë po bënte Radoiçiq atje dhe pse, dhe përgjegjësit [për sulm të armatosur] të thirren në përgjegjësi. Është e nevojshme të vazhdohet kjo përpjekje – kur ka krizë, dhe kur ka një zëvendësim të procesit politik, gjërat janë të rrezikshme. Ne kemi nevojë për paqe dhe stabilitet dhe mënyra më e mirë është t’i kthehemi dialogut”, tha ai.

Më tej Hill tha se “ajo që unë shoh është se Radoiçiq është akuzuar për disa vepra të rënda penale dhe do të thosha se është në dorën e prokurorëve që të flasin për këtë. Kemi një pyetje – si mund të parandalojmë që kjo të ndodhë përsëri? Si do të mendojë dikush që duke hyrë në territorin e Kosovës, duke grumbulluar armë, duke shkaktuar frikë te njerëzit, duke u futur në manastir, kontribuon për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të botës. Duhet të dimë pse dikush e ka bërë këtë”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Hill iu referua edhe çështjes së përgjegjësisë për ngjarjet në Banjskë.

“E theksoj përsëri – ne duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur dy javë më parë. Ne duam të parandalojmë që të ndodhë përsëri, por së pari duhet të dini se çfarë ka ndodhur. I takon Beogradit të bëjë një hetim serioz dhe të zbulojë se çfarë ishte – sigurisht jo për paqen dhe stabilitetin për Serbinë, as nuk e ndihmoi në asnjë mënyrë Serbinë dhe serbët në Kosovë”, tha ai.

Ambasadori theksoi se “diçka duhet bërë nga të dyja anët”.

“E di që është e vështirë për shkak të Asociaicionit të komunave me shumicë serbe, por është një rrugë e qartë përpara. Ne mund të diskutojmë se çfarë duhet t’u lihet qytetarëve lokalë, por atyre duhet t’u jepet mundësia të kontrollojnë të ardhmen e tyre. Kjo duhet të mendohet në negociata – duhet të bëhet diçka për të dyja palët”, tha ai.

Ambasadori amerikan shtoi se procesi i negociatave duhet të vazhdojë.

“Mendoj se zgjedhjet në veri duhet të jenë pjesë e atij procesi, në fund të fundit, Asociacioni duhet të ketë dikë që ta udhëheqë, duhet të keni zgjedhje. Duhet t’i kushtohet vëmendje detajeve që procesi të vazhdojë, që negociatorët të bashkëpunojnë me palët e interesuara dhe bota të nuk guxon të merret me ato probleme. Agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës është në vazhdim dhe ne duhet të merremi me këtë, Kosovën dhe Serbinë, të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre”, ai tha. /Telegrafi/