GRANDEMALL

“Hikingu” gjilanas, pushton majat e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Jonuz Cana që me profesion është mjek nuk heq dorë nga bukuritë e rralla që ka Kosova tash e 30 vite. Ai është vizitori më i shpeshtë i majave dhe bjeshkëve të njohura që ka Kosova.

Doktor Jonuz Canën të gjithë në Gjilan e njohin si një njeri që është adhurues i flakët i natyrës dhe bukurive të rralla që ka Kosova. Cana për dallim nga të tjerët është fizikisht i pranishëm në çdo udhëtim që bëjnë ekipet nga Prishtina për t`i pushtuar majat e Kosovës, raporton rajonipress.

Cana për rajonipress rrëfen përvojën e tij me këto udhëtime, dëshirën dhe pasionin që ndien për bjeshkët e Kosovës, vizitat mbresëlënëse etj.

Cana thotë se është e pafalshme për vizitorët kosovar që mos të vizitojnë Bjeshkët e Kosovës sepse natyra ato i bëri të këndshme dhe shumë atraktive , për t`i par , shijuar e vizituar freskinë e tyre. “Padyshim që këto bukuri të rralla duhet te vizitohen sepse nga aty krijohen udhëtime shumë mbresëlënëse” thotë Cana.

FIDANISHTJA

Cana i cili së bashku me shumë shoqata bjeshkatare dhe alpiniste që viziton këto bukuri është njëri ndër shumë anëtaret e shoqatës bjeshkatare “Hiking njeri” nga Prishtina të cilën e udhëheq me shumë fanatizëm Arben Islami- Beni. “Kemi bërë shumë udhëtime atraktive nëpër tërë bjeshkët e Kosovës dhe jashtë saj. Anëtaret e kësaj shoqate janë të moshave të ndryshme , duke nisur prej moshës tinejxherë e deri tek ajo penzioner të dy gjinive dhe të shumë nacionaliteteve”.

Por çka e dallon grupin “Hiking njeri” Cana thotë se vullneti i madh i yni bën që me udhëtime të mundimshme , por të këndshme të pushtojmë edhe majat më të larta të Bjeshkëve të Kosovës. “Deri tani kemi shkelur majat më të larta të Bjeshkëve të Istogut, të Bjeshkëve të nemuna, të vargmaleve të Sharrit tu filluar nga maja e Lubotenit e gjer tek ajo e Vraces së vogël. Bjeshkët tona i krijoi natyra shumë të veçanta për nga reliefi dhe përbërja për nga flora dhe fauna në at nivel të lart mbidetar”.

Cana thotë se majat e larta të Bjeshkëve të Kosovës sillen që nga 2300 e deri ne 2658 maja. “Përveç që njihemi nga afër me bukurit natyrore të Kosovës, këto sheti të këndshme kanë edhe efekt të pa diskutueshëm shëndetësore , ndikimi shumë pozitiv në rregullimin dhe avancimin e shumë proceseve biologjike dhe fiziologjike në organizmin tonë. Prandaj është imperativ i kohës që ta njohim Kosovën edhe vertikalisht ndërsa njëkohësisht ta mbushim me plot shëndet të bujshëm organizmin ton i cili do na mundësoj një jetë të lumtur dhe të frytshme”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.