HW

Hije i kishin tirqit me shokë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Nga Xhemajl Berisha, kushtuar Smajl Sherifit

Burrë malësor burrë dai
Plot trimni dhe bujari
Fjalët me peshë plot histori
Ishte i njoftun n’ket nahi
Nga Verbica Smajl Sherifi
Fjala e tij gjithë shndriti
Burrë i odave burrë i besës
Burrë i kombit dhe i Çendreses
Burrë i mençur dhe urtar
Mbylli ngatërresa edhe varre
Në çdo kohë në çdo stuhi
Kurrë su tremb syni t`i
Hije i kishin tirqit me shokë
Deri në vdekje me plis në kokë
Me sahat e me qystek
Muhabet me plot shyhret
Qehlibarin kuti fakfani
Hije i kishte këmbëkryq duhani
Shumë gojë ambel shumë fisnik
Shumë bukë dhanës ishte për miq
Për liri e për arsim
Shumë i dashti deri n’amshim
Kur t’na vdes një burrë si ti
I vdes kombit një histori
Gjithë malësia kombi dhe fisi
Do t’kujtojnë Smajl Sherifi
Do t’kujton malësia e Zhegocit
Nderi i odave qysh se moti
Do t’kujtojmë me respekt
Zoti i madh të shpërbleftë

Uji Dea

Me respekt për xha Smjal Sherifin

Autor: Xhemajl Berisha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.