Mobi Casa

Hija e gjatë e Gaddafit

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Një vit pas rrethimit dhe vrasjes së tij nga ana e kryengritësve libianë, diktatori Muammar Gaddafi ende po vendosë nga varri i tij një hije të gjatë mbi Libinë. Tani, përderisa Gaddafi është varrosur në një vend të fshehtë në shkretëtirë, libianët po përballen me trashëgiminë e tij të vështirë, një vit pas vrasjes së tij. Ekzistojnë tri çështje, me të cilat ende po përballet demokracia e re e Libisë.

Vrasja e Muammar Gaddafit para saktësisht një viti, më 20 tetor 2011, i dhe fund njërës prej diktaturave më të gjata në botë dhe këtë javë, qeveria e parë e Libisë e zgjedhur në mënyrë të lirë pas disa dekadave, emëroi kryeministrin e saj të ri, Ali Zeidanin. Zeidanin e pret një punë mjaft e vështirë. Një gjë është e sigurt, Libia mbetet kaotike dhe e dhunshme. Por vendi më në fund është i lirë. “Ka përparim”, thotë Ali Tarhouni, njëri nga udhëheqësit e revolucionit të vitit të kaluar. “Së fundi, Gaddafi ka vdekur. Qeni i çmendur është larguar”, shtoi ai.

Tani, përderisa Gaddafi është varrosur në një vend të fshehtë në shkretëtirë, libianët po përballen me trashëgiminë e tij të vështirë, një vit pas vrasjes së tij. Ekzistojnë tri çështje, me të cilat ende po përballet demokracia e re e Libisë:

A është njëri nga pasardhësit e Gaddafit ende duke u fshehur?

Një vit pasi që kryengritësit shpallen fitoren, shumë libianë besojnë se Khamis, djali më i ri i Gaddafit, i cili ka kryesuar Brigadën e 32-të të armatës, është ende duke u fshehur, ndoshta në qendrën e vjetër të atit të tij, Bali Valid dhe se po përgatitë sulme, me besnikët e tij të fundit të mbetur. Këto spekulime po qarkullojnë, përkundër dëshmive se Khamis është vrarë më 24 gusht të vitit të kaluar, pasi që ishte arratisur nga Tripoli me luftëtarët e tij. Një nga luftëtarët, i cili i mbijetoi arratisë, tha se ka parë Khamisin të vrarë pas një përleshje të armatosur.

Por në Libi, spekulimet kanë peshën e tyre. Për aq kohë sa një numër i madh i njerëzve vazhdon të besojë se Khamis ka shpëtuar, do të jetë gjallë frika se Gaddafi i ri ndoshta është duke përgatitur planin për tu kthyer në pushtet.

Sa i përket fëmijëve tjerë të Gaddafit, gjërat janë të qarta. E bija e adoptuar e Gaddafit, Hanaa, për të cilën ai kishte theksuar se ishte vrarë, pas sulmit ajror të SHBA-së kundër shtëpisë së tij në vitin 1986, në të vërtetë u zbulua se i kishte shpëtuar sulmit dhe se ajo deri vitin e kaluar kishte punuar si mjeke në një spital në Tripoli. Vendndodhja e saj aktuale nuk dihet. Trashëgimtari i supozuar i Gaddafit, djali i tij i madh, Saif Al Islam, po mbahet nën arrest në qytetin perëndimor, Zintan, ku po pret fillimin e procesit gjyqësor kundër tij.

Ku është pasuria e plaçkitur nga Gaddafi?

ARKATANA

Përveç se ka qenë i ashpër dhe represiv, regjimi i Gaddafit ka tubuar gjithashtu edhe një pasuri të madhe. Me miliarda dollarë janë zhvatur nga shteti, me djemtë e Gaddafit që shfrytëzuan naftën e Libisë për të financuar stilin luksoz të jetës. Një pjesë e madhe e pasurisë është larguar nga vendi.

Zyrtarët libianë ende po presin që kjo pasuri ti kthehet vendit. Tarhuni, i cili ishte ministër i Financave në Këshillin Tranzitor Kombëtarë, beson se Gaddafi ka nxjerrë së paku 160 miliardë dollarë jashtë Libisë. Megjithatë, sipas tij, është kjo vetëm një pjesë e parave që mungojnë. “Ekzistojnë me miliona tjerë, për të cilët ne nuk dimë asgjë. Do të nevojitet kohë për të zbuluar se ku është dërguar kjo pasuri”, tha Tarhuni.

Ku janë armët?

Gaddafi ka qenë njëri prej blerësve më të mëdhenj të armatimit në botë, me ç’rast një pjesë të të ardhurave nga nafta i ka shpenzuar për të blerë sisteme të sofistikuara të armatimit. Kur SHBA-ja dhe BE-ja shfuqizuan sanksionet kundër Gaddafit, nga mesi i viteve 2000, Gaddafi ishte një klient i respektuar nga kontraktuesit e armëve në Perëndim, duke shpenzuar me qindra miliona dollarë për të blerë tanke nga Britania, si dhe aeroplanë luftarakë nga Franca. Pas rënies së regjimit në tetor të vitit të kaluar, me dhjetëra depo me armatim u zbuluan në afërsi të vendlindjes së Gaddafit, Sirte.

Megjithatë, pjesa më e madhe e këtij armatimi tani është zhdukur, pasi që ka rënë në duar të grupeve të ndryshme të armatosura, apo është kontrabanduar përtej kufijve të Libisë, te grupet e armatosura në Mali, Mauritani dhe shtetet tjera në Afrikën e Veriut. Armët e Gaddafit duket se i janë shitur apo dërguar edhe kryengritësve në Siri, të cilët, siç e do ironia, janë në luftë me njërin nga aleatët e dikurshëm të Gaddafit, Baschar Al Assadin.

Megjithatë, ajo që brengos më së shumti zyrtarët libianë janë grupet e armatosura brenda vendit, të cilat tani janë në posedim të armëve të Gaddafit, të cilat mjaftojnë për të zhvilluar disa luftëra dhe duke vështirësuar kështu përpjekjet e qeverisë për të çarmatosur këto grupe.

“Supozoj se pjesa më e madhe e këtij armatimi nuk është në duart e qeverisë”, nënvizon Tarhuni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.