RCCOLA

Hierarkisë së çeliktë i duhet një hetim edhe më i thellë në policinë e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Qytetarët gjilanas por edhe shoqëria civile dhe analist të ndryshëm thonë se tani është momenti që në Gjilan të ndodhë “Vetingu në polici”. Nëse jo tani atëherë mos vallë po presin që të ndodhë ndonjë masakër që të merren masat adekuate? Pra, koha është tani sepse edhe ashtu hierarkisë të çeliktë i duhet një hetim edhe më i thellë në Gjilan, marr parasysh skandalet e ndryshme, por pa ndonjë efekt, si shkak i ndikimit të autoritetit që ushtrohet nga personat në uniformë thotë Arianit Sllamniku analist.

Skandalet e njëpasnjëshme në komandën zinxhirore të policisë në Gjilan kanë bërë që në mesin e qytetareve të krijohet një frikë dhe pasiguri e madhe.

Vet fakti se brenda policisë ka pjesëtar të saj të lidhur me krimin, me bandat kriminale, ka pjesëtar me probleme mendore, të akuzuar për vepra penale, ka ndikuar që ta zbehë pak imazhin e policisë së Gjilanit, aq më parë kur rastet po përsëriten, në vend se ato të eliminohen nga praktika.

Hidromorava

Arianit Sllamniku analist thotë për rajonipress se vet suspendimi jep me kuptue se zyrtarët në fjalë kanë pasur ndikim në ngjarje, me apo pa dashje, direkt apo indirekt dhe i ashtuquajturi “Vetingu në polici” pse të mos fillojë edhe nga Gjilani dhe hiq më vonë se tani.

“Nëse jo tani atëherë mos vallë po presin që të ndodhë ndonjë masakër që të merren masat adekuate? Pra, koha është tani sepse edhe ashtu hierarkisë të çeliktë i duhet një hetim edhe më i thellë në Gjilan, marr parasysh skandalet e ndryshme, por pa ndonjë efekt, si shkak i ndikimit të autoritetit që ushtrohet nga personat në uniformë. “Shtetin e bëmë, tani është koha të luftojmë për t’a mbajtur sa më mirë”” tha Sllamniku.
Fundi i bashkëbisedimit

Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se policia e Gjilanit aktualisht është e lënduar e ka prishur imazhin dhe i duhet shumë punë policisë për ta pastruar terrenin dhe për t`i larguar nga puna policët e dyshuar për vepra penale.
“Policët duhet të jenë të siguruar, duhet të jenë të motivuar nga shteti, por edhe duhet të ekzistojë përgjegjësia për punë. Është momenti i fundit që policia në Gjilan të punojë drejt profesionalizmit dhe të largohen nga ndikimi partiak e politik” u shpreh Terziu./rajonipress/