United Hospital

“Hidromorava” nënshkruan dy kontrata të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës së ujërave të ndotura në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – KRU “Hidromorava” Sh.A., e përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu, sot ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të dy kontratave madhore në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Ujërave të Ndotura në Gjilan.

“Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit (Expansion and rehabilitation of sewerage network)” – ndërmjet KRU “Hidromorava” Sh.A. dhe kompanisë Alb-Star dhe KWE JV, me vlerë 11,950,000.00 €.

“Shërbime konsulence për mbikëqyrjen e ndërtimit (Construction Supervision Consultancy Services)” – ndërmjet KRU “Hidromorava” Sh.A. dhe kompanisë LİV Mühendislik Müşavirlik İnşaat Ltd. Şti – Turqi, me vlerë 598,728.00 €.

KKVITI

Në këtë ngjarje solemne morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, Kryetari i Komunës së Gjilanit, përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), përfaqësues të kompanive kontraktuese, Bordi i Drejtorëve dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë të përfshirë në projekt.

Kryeshefi Ekzekutiv z. Ymer Salihu shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Ministria e Ekonomisë, Kryetari i Komunës së Gjilanit si dhe Bordi i Drejtorëve të KRU Hidromorava.

Ky projekt i rëndësishëm shënon një hap të madh drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujërave të ndotura dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët e Gjilanit dhe rajonit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.