“Hidromorava” në Kamenicë hynë në grevë, kërkojnë nivelizimin e pagave

Gjilan – Sefer Rashiti kryetar i Këshillit grevist tha për rajonipress se qëllimi i grevës ka të bëjë me kërkesën e tyre për nivelizimin e pagave. Rreth 20 punëtorë të njësisë në Kamenicë tash e dy ditë të kanë hyrë në grevë derisa ata ende s`kanë marrë asnjë përgjigje nga njësia kryesore e Gjilanit.
Rreth 20 punëtor të njësisë “Hidromorava” në Kamenicë tash e dy ditë kanë hyrë në grevë me kërkesën e vetme nivelizimin e pagave.
Sefer Rashiti kryetar i Këshillit Grevist tha për rajonipress se ata janë të pakënaqur me mënyrën e pagesës dhe dallimet që ekzistojnë në mes të njësisë në Kamenicë dhe asaj në Gjilan.
“Ne kërkojmë nivelizimin e pagave dhe kërkojmë edhe listën e pagave të punëtorëve të Gjilanit” tha Rashiti.
Rashiti tha se kërkesa për nivelizim të pagave ka pasur që nga viti 2011, por sipas tij ata janë injoruar vazhdimisht .”Ne vetëm po kërkojmë trajtim të barabartë dhe pa dallime” tha Rashiti.
Ndërkohë drejtuesit e “Hidromoravës” në Gjilan kanë thënë se kërkesa e punëtorëve të Kamenicë është e paqëndrueshme dhe nuk do të ketë rritje të pagave për shkak se kjo njësi edhe ashtu punon me humbje./rajonipress/