Fundamenti

“Hidromorava” me apel të rëndësishëm për qytetarët gjilanas

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Njoftohen te gjithë konsumatorët se për shkak të temperaturave të larta KRU “Hidromorava” aktualisht është duke u përballuar me probleme serioze në furnizimin me ujë të pijes për konsumatorët brenda zonës së shërbimit thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Gati të gjitha burimet e ujit të cilat menaxhohen nga KRU “Hidromorava” janë të ndikuara nga kjo situatë e thatësirës, sidomos burimi kryesor Penda në Perlepnicë e cila mbulon mbi 60% të zonës së shërbimit në Gjilan është në një gjendje jo të mirë, ngase kemi rënie të vazhdueshme të nivelit të ujit ku kuota momentale është 16.74m nga 30.30m sa është kuota maskimale e ujit në pendë, dhe kjo situatë sipas parashikimeve mund të përkeqësohet edhe më shumë në të ardhmen.

Fundamenti

Aktualisht problemet për mungesë të ujit kanë filluar të shfaqen në pika të larta të qytetit, ku për shkak të konsumit enorm të ujit në këtë kohë me temperatura të larta, por edhe për shkak të keqpërdorimeve të ndryshme, uji nuk arrin në këto pika. Bazuar në këtë situatë të krijuar KRU “Hidromorava” shpejtë do të dalë me një Plan te veprimit për menaxhimin e kësaj situate dhe nuk përjashtohet mundësia e fillimit të reduktimeve të ujit për qytetin dhe fshatrat për rreth Gjilanit deri në tejkalimin e kësaj situate të vështirë për kompaninë.
Ne lusim të gjithë qytetarët që të jenë sa më vigjilent në shpenzimin e ujit, poashtu lusim konsumatorët që të paguajnë për ujin e shpenzuar.
Ju faleminderit për mirëkuptim thuhet në njoftimin e Mumin Morina, nga Departamenti Teknik i KRU “Hidromorava” në Gjilan./rajonipress/