RCCOLA

“Hidromorava”: Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sot, kompania “Hidromorava” në Gjilan mori lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë kolegu jonë Xhelal Shabani, ekonomist. Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve thuhet në telegramin e ngushëllimit të kompanisë “Hidromorava”.

Mobi Casa

Kontributi i Xhelalit vlerësohet lartë nga të gjithë në kompani. Ishte ndër të parët që filloi punën në Hidromoravë pas luftës dhe vendosi bazën e sukseseve që gëzon kompania sot.
Në emër timin personal, menaxhmentit dhe të gjithë stafit të kompanisë, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve të punës dhe gjithë shoqërisë!
Pusho i qetë Xhelal Shabani!
Me respekt!
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” SH.A
Gjilan