Uji Dea

Hidromorava ka probleme me borxhlinjtë – kërkon ndihmën e policisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kompania Rajonale për Ujë “Hidromorava”, në Gjilan në një konferencë për medie ka kërkuar të hënën asistencën e policisë për ta ndihmuar në aksionin e ç’kyçës përkatësisht të bllombimit të ujëmatësve, tek disa prej borxhlinjve problematikë.

Drejtoresha e Hidromoravës, Mirvete Hoti ka thënë se nuk do të ketë tolerancë ndaj borxhlinjve sepse aksione për ç’kyçje të konsumatorëve do të vazhdohet derisa të fillohet me shlyerjen e obligimeve sepse Kompania nuk mund të operojë nëse nuk paguhet uji i shfrytëzuar nga konsumatorët.

Hoti tha se tani me Kodin e ri Penal të Kosovës parashihen dënime të rënda me gjoba dhe vite burg për të gjithë kyçjet ilegale, vjedhjet e ujit, dëmtimin e instalimeve publike të ujësjellësit, sulme ndaj punëtorëve të Kompanisë.

“Ne u kemi mundësuar mbi 300 konsumatorëve ta ri-programojnë borxhin , por sërish ata kanë qenë të papërgjegjshëm dhe se lëndët e tyre do të dërgohen në Gjykatë” tha ajo.

Hoti tha se borxhlinj janë edhe institucionet siç është rasti me Spitalin e Gjilanit që ka akoma rreth 20 mijë euro borxh, pastaj shkollat, Gjykata, por edhe institucionet tjera publike,

Uji Dea

Edhe drejtori financiar Xhelal Shabani tha se kompania Hidromorava po ballafaqohet me borxhlinjtë të mëdhenj, disa prej tyre, po janë edhe problematik në raport me stafin e Hidromoravës, duke mos i lejuar ata të kenë qasje në ujëmatës.

“Sot kemi kërkuar ndihmën e policisë në aksionin për ç’kyçje, përkatësisht bllombimin e ujëmatësve, tek 15 borxhlinj, borxhi i të cilëve është mbi 500 euro e më tepër. Aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi”, ka thënë Shabani në një konferencë për medie.

Sipas tij, borxhi total në komunën e Gjilanit arrin mbi 4 milion, derisa në nivel rajonal borxhi shkon edhe në mbi 5.5 milion euro.

Shabani tha se në mesin e borxhlinjve ka edhe zyrtarë komunal dhe nëse nuk tregohen të përgjegjshëm në shlyerjen e borxheve, ata shumë shpejt do të bëhen publik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.