FITORJA

“Hidromorava” është duke punuar me intensitet të lartë për projektet të cilat po financohen nga Ministria e Ekonomisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjatë vizitës, të njëjtit u njoftuan për së afërmi lidhur me gjendjen e fabrikës në të cilën gjatë vitit 2024 pritet të investohen 200,000.00€ nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” pati nderin dhe kënaqësinë që të pres në vizitë Ministren e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli së bashku me bashkëpunëtorët e saj, Drejtorin e NJPMNP z. Valon Prebreza dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Velekincë.

Gjatë vizitës, të njëjtit u njoftuan për së afërmi lidhur me gjendjen e fabrikës në të cilën gjatë vitit 2024 pritet të investohen 200,000.00€ nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.

Nga investimet e bëra në KRU “Hidromorava” përveç qytetarëve të Komunës së Gjilanit do të përfitojnë edhe fshatrat e Komunës së Kamenicës si Karaçevë e Epërme, Shipashnicë e Poshtme, Muçivërcë, Roganë, Honodoc, Novosellë dhe Dajkoc.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, Ministrja dhe Kryetari i Komunës u njoftuan me të arriturat, gjendjen e ujit të pijes dhe sfidat me të cilat përballet KRU “Hidromorava” gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.

KRU “Hidromorava” është duke punuar me intensitet të lartë për projektet të cilat po financohen nga Ministria e Ekonomisë.

Të trija palët, duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deri tanishëm u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me realizimin e projekteve tek të cilat përfitues primar do të jenë qytetarët tanë.

Si përfundim, Bordi dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” i falënderoi të dyja palët dhe shprehi mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.