ARKATANA

Hidromorava e shqetësuar për nivelin e ulët të ujit në Përlepnicë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Mumin Morina tha se këtë vit sipas parashikimeve situata mund të jetë edhe më e vështirë në krahasim me vitin e kaluar, dhe kjo situatë mund të ndërrojë vetëm nëse do të kemi të reshura të mjaftueshme të cilat do të ndikonin në një ngritje të akumulacionit.

Siç dihet qyteti i Gjilanit furnizohet nga 4 pika kryesore, por akumulacioni në Perlepnicë është një ndër burimet kryesore që furnizon qytetin e Gjilanit me rrethinë.

Mumin Morina drejtor teknik në “Hidromorava” tha se ka disa vite që për shkak të të reshurave atmosferike akumulacioni nuk arrin të mbushet me ujë, dhe ky është njëherit edhe brenga kryesore e menaxhmentit të KRU “Hidromorava” për periudhën e ardhshme.

Sipas tij niveli i ujit në akumulacion aktualisht është 15 m nën nivelin maksimal dhe janë vetëm edhe 9 m vëllim i ujit për tu shfrytëzuar natyrisht nëse nuk ka të reshura dhe rritje të nivelit.

Sipas tij në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar niveli i ujit në liqe ka qenë për 1.5 m më i lart se niveli aktual dhe përkundër kësaj në këtë periudhë ka pasur të reshura shumë të mëdha të borës që pastaj kanë rezultuar me rritje të shpejt të nivelit të ujit gjatë muajit prill – maj 2012.

FIDANISHTJA

Morina tha se këtë vit sipas parashikimeve situata mund të jetë edhe më e vështirë në krahasim me vitin e kaluar, dhe kjo situatë mund të ndërrojë vetëm nëse do të kemi të reshura të mjaftueshme të cilat do të ndikonin në një ngritje të akumulacionit.

“Ka gjasa reale që për të përballuar situatën e krijuar, menaxhmenti i KRU “Hidromorava” të planifikojë reduktime të ujit për një periudhë të caktuar deri në një përmirësim të situatës. Nëse eventualisht nuk do të ketë të reshura edhe në periudhën e ardhshme dhe niveli i ujit do të ulej nën 21 m atëherë furnizimi me ujë nga akumulacioni në Perlepnicë teknikisht do të ishte i pa mundur dhe qyteti i Gjilanit do të bazohej vetëm nga tri burimet e mbetura burimi “Guri i Hoxhës”, burimi “Baja” dhe fusha e puseve në Velekincë” ka sqaruar Morina.

Ai tha se duhet të kihet parasysh se edhe në këto burime situata nuk është shumë e mirë pikërisht për shkak të mungesës së të reshurave dhe një situatë e tillë mund të përkeqësohej nëse një situatë e tillë mund të vazhdojë kështu.

Morina tha se për ketë arsye qytetarët e Gjilanit duhet të kenë parasysh që të kursejnë ujin, ta ruajnë atë dhe mos ta keqpërdorin ngase kemi të bëjmë me një situatë delikate dhe vështirë të menaxhueshme. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.