Mobi Casa

“Hidromorava” apelon tek qytetarët që të paguajnë faturat e ujit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – KRU “Hidromorava” falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit, mirëpo kohëve të fundit është rritur numri i konsumatorëve të cilët nuk po i shlyejnë detyrimet ndaj kompanisë për shërbimet e ofruara. Mospagesa e detyrimeve rrezikon operimin e kompanisë, duke patur parasysh obligimet që ka kompania ndaj operatorëve të tjerë, punëtorëve dhe shpenzimet e mëdha operative në trajtimin dhe distribuimin e ujit, atëherë vetëm pagesat e juaja na mundësojnë furnizim të rregullt me ujë thuhet në apelin e Hidromoravës.

KRU “Hidromorava” e shtyrë nga borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit është e detyruar të marrë masa ligjore të bazuara në legjislacionin në fuqi dhe lëndët e konsumatorëve borxhli do të procedohen te përmbaruesi privat për procedurë përmbarimore dhe padi në gjykatë.

KRU “Hidromorava” njofton të gjithë konsumatorët e saj që kanë përfituar nga Ligji Nr. 05/L-043 për Faljen e Borxheve që nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes, borxhi i tyre do të rikthehet mbrapa sipas Nenit 10 të Udhëzimit Administrativ Nr.04/2015 .

Për çdo vërejtje me shkrim dhe shkyqje nga rrjeti i ujësjellësit kompania do të ju ngarkojë me kosto shtesë: vërejtja 3.24 €, shkyqja dhe rikyqja nga 20.00 € dhe shpenzimet e përmbarimit 18% e vlerës së borxhit të akumuluar.

Mobi Casa

Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në kompani për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësira dhe me mundësi programimin e borxhit me këste në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.

Ju lutemi kurseni ujin dhe paguani faturat!
Vetëm së bashku mund të ngrisim nivelin e kualitetit dhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Mob:044983071, Tel:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
ëëë.kru-hidromorava.com
[email protected]
Ju faleminderit!