UBT

“Hidromorava” anashkalohet nga vizitat e ministrave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Momin Morina drejtor teknik në “Hidromorava” tha për rajonipress se ka tre javë që i kanë dërguar kërkesë për ndihmë financiare Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Ministrisë së Financave(MF) dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor (MPH), por nga asnjëra ministri nuk kanë marrë përgjigje as pozitive e as negative. Pavarësisht premtimeve të Fadil Ismajlit se do ta ndihmojë Gjilanin, Morina këto prononcime i quan vetëm llafe të kota.

Vizita e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ditën e mërkurë nuk i ka bërë përshtypje zyrtarëve të “Hidromoravës” të cilët ka disa muaj që po përballen me kërkesat ekstreme të qytetarëve për të pasur ujë të pijshëm, raporton rajonipress.

Fadil Ismajli në takimin me Lutfi Hazirin tha se do ta mbështesin Gjilanin për ta përballuar krizën e ujit. Por Momin Morina drejtor teknik në këtë kompani tha për rajonipress se ka tre javë që kjo kompani i ka dërguar kërkesë zyrtare për ndihmë financiare tri ministrive, MEF, MZHE dhe MPH, por nga asnjëra ministri nuk kanë marrë përgjigje me shkrim, as pozitive e as negative.

UBT

Morina tha se nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë kërkuar rreth 350 mijë euro, por kurrë përgjigje nuk kanë marrë.”Deri tani asgjë konkretisht nuk ka ndihmuar kjo ministri. Deklaratat e ministrit janë vetëm llafe të kota sepse ne po përballem me vështirësi të shumta në teren” tha Morina.

Morina tha se nuk e kanë ndërmend të presin ndihmën e këtyre ministrive.”Ne do të nisim me mjete vetanake që të testojmë puset tek livadhet e Koretishtës dhe lokacioni te FSK-ja. Aty do të bëjmë shpimet dhe do të kërkojmë raport prej ekspertëve për të parë nëse këto puse i plotësojnë kushtet dhe janë të mjaftueshme për ta furnizuar Gjilanin”.

Morina tha se gjendja është ende e rëndë, edhe pse është stabilizuar penda në Përlepnicë, por ankesat e qytetarëve për ujë të pijshëm janë gjithnjë në rritje tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.