Hidhet shorti për çerekfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës
Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, është bërë tërheqja e shortit për çerekfinalet e DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.
Siç dihet në këtë kompeticion të çerekfinales marrin pjesë 8 skuadra dhe ndeshjet zhvillohen me sistem eliminimi.
Ndërsa, gjysmëfinalet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje të skuadrave.
Ballafaqimi më interesant i këtij kompeticioni të çerekfinales, zhvillohet në mes Drenicë dhe Gjilanit.
Në takimet tjera takohen:
Dukagjini – Ballkani
Liria – Feronikeli
Prishtina – Vushtria
Drenica – Gjilani
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen me 8-9 shkurt.
Ndërsa, stinori pranveror në Superligën e Kosovës fillon me 15 shkurt./rajonipress/


