RCCOLA

Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, është tërhequr shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës, ndërsa do të ketë duele interesante për kualifikim në çerekfinale.

UBT


Gjilani do ta pret në shtëpi fituesin e Kupës në fuqi Prishtinën.
Ndërsa, Drita do të jetë nikoqire e Rilindjes nga Prishtina.
Duelet tjera të 1/8 së finales, janë:
Llapi – Trepça ’89,
Ballkani – Vëllaznimi,
Dukagjini – Dinamo.
Vjosa – 2 Korriku,
Feronikeli ’74 – Malisheva dhe
Suhareka – Prishtina e Re.
Ndeshjet e 1/8 së finales, do të luhen më datat 3 dhe 4 shkurt të vitit të ardhshëm.