Hidhet shorti i Kupës se Kosovës në futboll
Sot në zyret e FFK-së u hodh shorti për raundin e 1/16 të Kupës së Kosovës.
Kampioni aktual i Kosovës, Drita, do të takohet me Trepçën nga Mitrovica, ndërsa SC Gjilani do të takohet me Kekun.
Ndeshjet do të zhvillohen më 16 dhe 17 dhjetor, ndërsa Drita dhe Gjilani ndeshjet do ti zhvillojnë në Gjilan.
Këto janë çiftet e 1/16 të Kupës së Kosovës:
Besa – Istogu
Vushtrria – Drenica
Flamurtari – Drenasi
Prizreni – Feronikeli
Vitia – Ferizaj
Onix – Llapi
Ulpiana – Liria
Vëllaznimi – Trepça ‘89
FC A&N – Kika
Vllaznia Pozheran – Dukagjini
Drita – Trepça
Kosova Prishtinës – Prishtina
Gjilani – KEK-u
Ramiz Sadiku – Arbëria
Malisheva – 2 Korriku
Dardana – Ballkani


