RCCOLA

Hidhërohet Zhegra, paralajmëron protesta

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin e datës 08 maj 2013, që ka mbajtur Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë (KSHZHK ku morën pjesë kryetarët dhe anëtarët e kryesive të gjitha partive politike të kësaj ane është marrë vendim që tash e tutje në vazhdimësi të protestoj deri në realizimin e kësaj kërkese legjitime të qytetarëve të Zhegrës me rrethinë.

Përkitazi me vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës të datës 08 maj 2013, për shpalljen e Komunës së Hasit me seli në Rugovë dhe themelimin e Komunave të reja , ku nuk përmendët mundësia e themelimit të komunës së Zhegrës .

Këshilli për Shpalljen e Zhegrës Komunë (KSHZHK) reagon ashpër dhe shpreh pakënaqësinë për injorimin e kësaj kërkese të kamotshme të qytetarëve të Zhegrës me rrethinë.

Zhegra në kontinuitet që nga viti 2005 ka bërë kërkesë për këtë çështje, por edhe përkundër premtimeve një kërkesë e tillë nuk është realizuar.

Prandaj në takimin e datës 08 Maj 2013, në takimin e këshillit ku morën pjesë kryetarët dhe anëtarët e kryesive të gjitha partive politike të kësaj ane është marrë vendim që tash e tutje në vazhdimësi të protestoj deri në realizimin e kësaj kërkese legjitime të qytetarëve të Zhegrës me rrethinë.

Hidromorava

KSHZHK për datën 10 Maj 2013 , të premten , nga ora 14 deri 14 e 30 minuta organizon protestë gjithë popullore të Zhegrës me rrethinë.

Protesta do të mbahet afër shkollës së mesme , në qendër të Komunës së Zhegrës. Gjatë kësaj kohe në shenjë proteste do të pushojnë së punuari gjitha institucionet si shkolla, ambulanca, posta dhe organizata afariste.

Ftohen qytetarët, subjektet politike, shoqatat e ndryshme në Zhegër, Gjilan dhe më gjerë qe t’i bashkëngjiten protestës në përkrahje të Komunës së Zhegrës.

Protesta do të organizohet me moton “ Zhegra Komuna ime” , “Nëse s’vini , vota s’keni”.
Kërkohet nga pjesëmarrësit të protestojnë qetë dhe në mënyrë të dinjitetshme.

Për format dhe veprimet e mëtutjeshme , këshilli do të njoftoj me kohë qytetarët thuhet në njoftimin e Ruhan Kurteshit , nënkryetar i Këshillit për Shpalljen e Zhegrës Komunë dhe koordinator i IQZH –së./rajonipress/