Mobi Casa

Hidhen në lumë dy kosovarë duke ikur nga policia

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Dy persona nga Kosova, të dyshuar për vjedhje, duke ikur nga policia që po i ndiqte mbrëmjen e te enjtes janë hedhur në lumin Aare në Solothurn. Njëri prej tyre ka arritur që me not të kalojë në anën tjetër të lumit duke dalë në breg plotësisht i dërmuar ndërsa i dyti u është bindur thirrjeve të policisë dhe ka dalë nga lumi.

Siç bën të ditur policia e Solothurnit, dy personat janë dërguar fillimisht në spital për kontroll mjekësor dhe pastaj janë arrestuar për t`iu nënshtruar hetimeve të mëtejme. Dy të arrestuarit, njëri 37 dhe tjetri 35 vjeç janë shtetas kosovarë, pa qëndrim të rregullt në Zvicër.

Uji Dea

Ata ishin vërejtur më parë duke provuar të hynin për të vjedhur në një shtëpi në Solothurn. Policia beson se ka edhe persona të tjerë të implikuar në tentimin e vjedhjes në shtëpinë në fjalë. /albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.