United Hospital

Hidajet Ahmeti: PDK në Kllokot nuk ka legjitimitet

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hidajet Ahmeti ka reaguar ndaj akuzave të PDK-së në Kllokot duke thënë se ato janë deklarata amatoreske . Fillimisht kjo degë e improvizuar e PDK-së nuk ka legjitimitet për tu thirrur në emër të qytetarëve të Komunës së Kllokotit pasiqë kjo degë është ndarë në dysh me Nismën për Kosovën dhe zgjedhjet e fundit ka marr vetëm 50 vota ka thënë ai.

Brenda komunikatës të lëshuar nga ky subjekt ka gabime amatoreske që bien në kontradikta logjike me vetveten. Fillimisht i kisha sugjeruar këta zyrtarë të PDK-së që t’i mësojnë funksionet e zyrtarëve brenda Administratës komunale e posaçërisht trekëndëshin i cili është i thirrur për të mbrojtur interesat e Komunitetit Shqiptar, Nënkryetari për Komuniteti, Zv. Kryesuesin për komunitete(që përfaqësohet nga ky subjekt) dhe Zyra për Komunitete pranë Komunës së Kllokotit, e pastaj të merren me kritika të cilat as vet nuk e din t’i formulojnë ka thënë Ahmeti.

Sipas tij këta njerëz të cilët në vazhdimësi kritikojnë zotin Hasan Rashitin si Nënkryetar për komunitete kinse nuk po mbron interesat e Komunitetit Shqiptar në Komunën e Kllokotit, por në të njëjtën kohë po harrojnë ta përmendin që përfaqësojnë pozitën e Zv. Kryesuesit për komunitete në Kuvendin komunal në Kllokot, e cila është ndër pozitat kyçe për mbrojtje dhe promovimin e interesave të Komunitetit Shqiptar.

Dhe deri me tani, u bënë dy vite nga përfaqësimi me këtë pozitë, ky subjekt nuk ka ngritur asnjë çështje më të vogël për t’i mbrojtur interesat e Komunitetit Shqiptar bile personi që mban këtë pozitë nga radhët e PDK-së është vetëm personifikim i kësaj pozite. Në këtë rast nëse nuk e kanë ditur funksionin e kësaj pozite, deshta me ju kujtua që të lexojnë Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe Statutin e Komunës së Kllokotit që dyshoj se janë në dijeni që ekzistojnë.

Sa i përket asaj se unë i përkas subjektit të Vetëvendosjes, kjo nuk qëndron aspak, kjo mund të vërtetohet shumë lehtë nëse të paktën unë jam anëtarë i thjesht i Vetëvendosjes, dhe mbi të gjitha ky subjekt nuk ka as degë të formuar në këtë komunë .Tjetër gjë është nëse unë nuk pajtohem me politikat qendrore të koalicionit qeverisës LDK, PDK dhe Lista serbe.

Eco Higjiena

Prandaj nga e gjithë kjo ju bëj thirrje publike zyrtarëve të këtij subjekti që të ballafaqohen me argumente konkrete jo të merren me komunikata të cilat janë të huqura në vazhdimësi dhe bëhen me inate politike.

Nëse unë jam problemi, ju bëj thirrje gjithë faktorit politik Shqiptar në Kllokot që të unifikohen dhe të paktën unë do të reflektoj me dorëheqje, por edhe nëse qëllim e kanë pushtetin le të dalin publikisht të thonë këtë, prapë nuk e kam problem të dorëhiqem dhe kushdo nga ta le të vijë në këtë pozitë.

Por me përgjegjësi morale e them se përderisa jam në këtë pozitë për asnjë çmim nuk do të lëkundi prej qëndrimeve të mija, edhe jashtë mandatit tim do të mbroj interesat e Komunitetit Shqiptar.

Por prapë i kuptoj, njërën anë sepse janë opozitë kurse në anën tjetër se nuk kanë arritur për ta plotësuar egon për pushtet, edhe pas tentativave dhe takimeve të shumta që kanë pasur me përfaqësuesit e Listës serbe. Por me çuditshmja nga këtë njerëz është se në mbrëmje darkojnë më përfaqësuesit e Listës serbe e tërë ditën kritikojnë. Këto kritika nuk kanë kurvarë logjike përveç logjikes dhe luftës për pushtet.

Ky reagim mban qëndrimin tim personal si Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve publike pranë Komunës së Kllokotit ka shkruar Hidajet Ahmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.