Hiç më pakë se 40 gola nga Avdiaj!

Sulmuesi i ri shqiptar i Schalke 04, Dionis Avdiaj ka vazhduar të shkëlqejë edhe në ndeshjen e fundit me skuadrën gjermane.Skuadra e famshme Schalke 04, u takua me Rot-Weis Oberhausen, ndërsa shënuan fitore të thellë 5:0, ku Avdiaj ishte autor i një dygolëshi.
Sulmuesi i ri shqiptar ka hapur serinë e golave fillimisht në minutën e 17 duke shënuar për 1:0, ndërsa golin e dytë personal dhe të tretin për klubin e tij e arriti në minutën e 49.
Me këta dy gola të shënuar Avdiaj, ka arritur në shifrën e 40 golave, me skuadrën e të rinjve të Schallke 04.
Dionisi aktivizohet edhe me Gjermaninë U17, ku nga 13 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 10 gola.