Fundamenti

Hibiskusi – ul shtypjen e gjakut, përmirëson disponimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pos se me ngjyrën e vet dhe aromën tërheq vëmendjen, hibiskusi mund të përgatitet edhe si çaj që ndikon si mbrojtës i shëndetit.

ÇAJI I HIBISKUSIT DHE NDIKIMI NË SHËNDET

Mobi Casa

1. Ul shtypjen e lartë të gjakut: – Studime të shumta kanë dëshmuar se hibiskusi ndikon pozitivisht në shëndet dhe ul shtypjen e lartë të gjakut pas vetëm katër javë konsumim të çajit.
2. Përmirëson disponimin: – Flavonoidet në këtë çaj janë të mira për shëndetin mendor, zbutin simptomat e depresionit dhe përmirësojnë disponimin. Nëse ju sulmon një gjendje e keqe shpirtërore, atëherë zieni një çaj hibiskusi dhe sa hap e mbyll sytë do të ndiheni më mirë.
3. Ruan linjën vitale: – Ky lëng herbal përmirëson humbjen e peshës së tepërt, prandaj edhe është përbërës në këtë drejtim.
4. Forcon imunitetin: – Antioksiduesit e fortë nga ky çaj mund ta përmirësojnë sistemin imun dhe të promovojnë prodhimin e rruazave të bardha të gjakut që janë shumë të rëndësishme në mbrojtjen e organizmit nga infeksionet.
5. Lehtësojnë ngërçet menstruale: – Ky lloj i çajit është një nga përgatitjet më të mira natyrale për të lehtësuar dhimbjet e femrave. Pos ngërçeve, do të pakësojë edhe fryrjet në stomak.

(Kosova Sot)