GRANDEMALL

Hezitimet e PDK-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka prezantuar asnjë kandidat për kryetar komunash, pavarësisht se këtë e kanë bërë shumica e partive tjera politike.

Derisa LDK, AAK dhe Vetëvendosje kanë bërë nominimet e para për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të këtij viti, Partia e Hashim Thaçit nuk ka bërë kurrfarë lëvizjesh në këtë drejtim.

Megjithëkëtë, Lideri i PDK’së ka filluar qysh tash të kërkojë votën e qytetarëve për partinë e tij, e cila udhëheqë shumicën e komunave të Kosovës.

Por, Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati thotë se pavarësisht nga lëvizjet e partive tjera, PDK nuk është vonuar në publikimin e emrave të zyrtarëve që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sidoqoftë, ai tregon se në PDK ka një orientim sa i përket zyrtarëve që do t’i hyjnë garës për Kryetar të komunave.

“Ne ende nuk i kemi bërë nominimet për Kryetarë komunash. Njëfarë orientimi ideor gjegjësisht identifikimin e një pjese të kandidatëve i kemi”, ka thënë Musmurati për Express, të hënën.

“Ne e kemi njëfarë orientimi për nomiminet – kandidatët ku kanë fituar vazhdimisht zgjedhjet dhe kanë qeverisur mirë është bukur vështrirë me u largu prej tyre”, ka shtuar ai.

Megjithëse ka kohë deri më 4 shtator për t’i zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të komunave, zyrtarët e PDK’së thonë se deri në fund të gushtit do të përfundojë gjithçka.

FIDANISHTJA

“Nuk mund të caktoj kohën për shkak të pushimeve. Mund të zhagitet pak, por nëse ne arrijmë t’i bëjmë gjatë gushtit t’i kompletojmë krejt atëherë konsideroj se e kemi kryer punën me sukses”, ka treguar Musmurati.

Sipas tij, nominimet e bëra nga partitë tjera nuk kanë ndikuar që PDK të ngutet për t’i gjetur kandidatët dhe për t’i prezantuar para votuesve.

Megjithëkëtë, analisti Ardian Arifaj thotë se PDK nuk po ngutet të përcaktohet për kandidatët për kryetarë të komunave pasi ka marrë mësim nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj dhe Kaçanik, duke gjetur kandidatë të mirë dhe duke fituar zgjedhjet me lehtësi.

“PDK ka mësuar nga zgjedhjet e Ferizajt dhe Kaçanikut. Në këto dy qytete i ka gjetur njerëz të respektuar dhe të njohur të komunitetit dhe s’ka pasur nevojë për shumë fushatë për t’i fituar zgjedhjet. Madje në Kaçanik ka fituar qysh në raundin e parë”, ka thënë Arifaj.

Sipas tij, nuk ka asnjë problem edhe nëse partitë e presin afatin e fundit për t’i treguar qytetarëve kandidatin për kryetar të komunës.

“Te ne janë të vogla qytetet dhe njihen njerëzit. Nuk është problem edhe nëse zyrtarizohen kandidatë pak para zgjedhjeve për shkak se komunat janë të vogla dhe njerëzit njihen mes vete”, ka shtuar ai.

Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen më 3 nëntor, ndërsa gara më e fortë pritet të jetë në qytetet ku asnjë parti nuk e ka të sigurt krejtësisht fitoren si në Prishtinë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq, Kamenicë, Viti, Suharekë e Rahovec.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.