UBT

“Hezbollah” alarmoi institucionet e sigurisë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili e udhëheq procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, pranon se lajmi i botuar muaj më parë në gazetën “Zëri”, ku flitet për lidhjet e mundshme të kompanisë libaneze “M1 International Limited” me lëvizjen islamiste Shiite “Hezbollah” ka ndezur alarmin e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë.

Pas kësaj, ai edhe zyrtarisht ka kërkuar nga këto institucione që të grumbullojnë informacione të nevojshme në këtë drejtim.

Beqaj thotë se edhe gazetarët e kanë për obligim që këto informacione t’i ndajnë me institucionet kompetente, ndonëse artikulli me informacione të tilla është botuar në gazetën “Zëri”.

“Ka qenë e udhës që ato informacione që ju i keni t’i ndani me institucionet përgjegjëse në Kosovë, sepse kjo është me rëndësi të madhe për sigurinë shtetërore”, pohon Beqaj.

Në tetor të vitit të kaluar, gazeta “Zëri”, kishte zbuluar një letër komunikim intern, ku bëhej e ditur se kryeministri Hashim Thaçi kishte zhvilluar takime sekrete me diplomatin amerikan, James Pardew, në lidhje me privatizimin e kompanisë publike.

Sipas këtij letërkomunikimi, Thaçi në këtë bisedë me Pardew kishte përmendur faktin se nuk e sheh kompaninë M1 ose Axos që ta kompletojnë procesin e ofertimit të PTK, për shkak, siç kishte potencuar ai, të lidhjeve të paqarta të M1 në Lindjen e Mesme, kurse te Axos për shkak të aksionarëve të dyshimtë shqiptarë.

Fundamenti

M1 International Limited është e pjesë e grupit M1, korporatë kjo në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati.

Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islaministe Shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.

Në intervistën për “Zërin” Beqaj flet edhe për arsyet e tërheqjes së “Deutche Telecom” dhe “Albright” nga gara për privatizimin e PTK-së.

Beqaj mohon që Telekomit gjerman t’iu kenë kërkuar 150 milionë euro korrupsion si kusht për ta privatizuar PTK dhe thotë se arsyet e tërheqjes së saj janë krejt tjera.

Kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në intervistë fletë edhe për “autostradën energjetike” Kosovë-Shqipëri, shitjen e distribucionit të KEK-ut, etj.. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.