Fundamenti

Hetohet 3% i Qeverisë Bukoshi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e Kosovës është duke hetuar fondin e 3 për qindëshit të Qeverisë në Ekzil që udhëhiqej në atë botë nga Bujar Bukoshi.

Burime të standardi.info mirë të konfirmuara brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se “janë duke u hetuar të gjitha transaksionet e kryera nëpër bankat e mundshme që janë deponuar shuma të mëdha parash nga ky fond”.

Burimi bënë të ditur se hetimet kanë filluar nga të huajt, por që tash lëndën e kanë kaluar te vendorët.
“Tash me rastin po merren vendorët”, ka thënë burimi.

Po ashtu nga ky burim është konfirmuar se janë duke u intervistuar figura të rëndësishme që kanë pasur poste në kohën e Qeverisë në Ekzil.

“Të gjithë njerëzit që kanë pasur poste të rëndësishme në kohën e Qeverisë në Ekzil janë duke u intervistuar”.

I kontaktuar nga standardi.info ish- Kryeministri i Qeverisë në Ekzil Bujar Bukoshi ka thënë se “nuk ka asgjë të keqe nëse hetohet ai fond”.

Mobi Casa

Bukoshi është treguar i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e drejtësisë nëse i kërkohet një gjë e tillë.

“Unë jam i gatshëm për gjithçka”.

Bukoshi nuk e dinë a është intervistuar ndokush nga kabineti i ish- Qeverisë së tij në Ekzil.

“Nuk e di a është merr dikush në pyetje, nuk kam ndonjë informacion”, ka thënë shkurt Bukoshi për standardi.info.
Zyrtarisht Policia e Kosovës nuk ka dashur të jap ndonjë përgjigje për rastin.

Njëri nga zëdhënësit e Policisë që nuk ka dashur t’i përmendej emri ka thënë se ka diçka në këtë drejtim, por që nuk mund të bëhet publike./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.