UBT

Hetohen pesë tender, Luta me shok del i pafajshëm, Prokuroria nuk gjen prova

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokurori i çështjes, në fund, pas shqyrtimit të gjithanshëm të të gjitha kërkesave (dosjeve), përmbajtjen dhe bashkë me të gjithë dokumentacionin për të njëjtat dosje, kërkesat për fillimin e hetimeve, të gjitha raportet e hetuesisë me të gjitha dokumentet e dorëzuara, pastaj deklaratat relevante, parashtruesit të kërkesave si dhe duke marrë parasysh edhe ekspertizat financiare për të gjitha çështjet e ngritura, ka rezultuar se nuk ka prova, fakte e argumente që argumentojnë dyshimin e bazuar për ndjekje penale ndaj zyrtarëve komunal e bashkë me këtë edhe ndaj Kryetarit të saj, me konstatim se në asnjërën nga rastet e përmendura më lart, nuk ka përvetësim dhe keqpërdorim të mjeteve buxhetore, në dëm të komunës në fjalë, për ndonjë subjekt apo palë tjetër kontraktuese, me konstatim se në të gjitha këto raste është menaxhuar me mjete materiale dhe procedura konform dispozitave të Ligjit mbi Prokurorimin Publik, të cilat janë konstatuar në mënyrë profesionale nga deponimet në shkresat e lëndës ashtu edhe nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit financiar thuhet në vendimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Renda ka pranuar kërkesë për hetime kundër zyrtarëve pranë komunës së Gjilanit, duke përfshirë edhe Kryetarin e saj, për shkak të dyshimit për vepër penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” ushtruar kjo nga subjekti politik PDK- Dega në Gjilan më 04.07.2014.

Prokurori i çështjes, Shaban Spahiu, prokuror në Departamentin për Krime të Rënda në Gjilan, me të pranuar të gjitha shkresat e këtyre dosjeve, menjëherë ka autorizuar Njësinë e Hetimeve për Krime Ekonomike dhe Korrupsion pranë Policisë së Kosovës në Gjilan, me grumbullimin e informatave dhe provave të nevojshme, lidhur me të gjitha kërkesat e bëra, pastaj ka ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore, duke dëgjuar edhe palët në këtë çështje, parashtruesin e këtyre kërkesave, ka siguruar të gjitha dosjet dhe materialet e kompletuara që ka të bëjë me procedurat tenderuese si dhe të gjithë dokumentacionin lidhur në rastet e ngritura në këto kërkesa, lidhur me pesë (5) çështjet,(tender) dosjet, e ngritura, bashkë me raportet nga hetuesit e ngarkuar për këto çështje, e të dorëzuara në këtë departament thuhet në vendimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan raporton rajonipress.

ARKATANA

Gjithashtu, ky departament për Krime të Renda dhe prokurori i çështjes, me qellim të sigurimit edhe të mendimit profesional, lidhur me çështjet e ngritura, me vendim ka angazhuar edhe ekspertin profesional për çështje financiare tha Spahiu.

Prokurori i çështjes, në fund, pas shqyrtimit të gjithanshëm të të gjitha kërkesave (dosjeve), përmbajtjen dhe bashkë me të gjithë dokumentacionin për të njëjtat dosje, kërkesat për fillimin e hetimeve, të gjitha raportet e hetuesisë me të gjitha dokumentet e dorëzuara, pastaj deklaratat relevante, parashtruesit të kërkesave si dhe duke marrë parasysh edhe ekspertizat financiare për të gjitha çështjet e ngritura, ka rezultuar se nuk ka prova, fakte e argumente që argumentojnë dyshimin e bazuar për ndjekje penale ndaj zyrtarëve komunal e bashkë me këtë edhe ndaj Kryetarit të saj, me konstatim se në asnjërën nga rastet e përmendura më lart, nuk ka përvetësim dhe keqpërdorim të mjeteve buxhetore, në dëm të komunës në fjalë, për ndonjë subjekt apo palë tjetër kontraktuese, me konstatim se në të gjitha këto raste është menaxhuar me mjete materiale dhe procedura konform dispozitave të Ligjit mbi Prokurorimin Publik, të cilat janë konstatuar në mënyrë profesionale nga deponimet në shkresat e lëndës ashtu edhe nga mendimi dhe konstatimi i ekspertit financiar thuhet në vendimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.