Hetohen për shkelje ligji prokurori Blakaj dhe gjyqtarja Çerkini
Prishtinë – Zyra e prokurorit disiplinor ka nisur hetime kundër prokurorit Elez Blakaj dhe gjyqtares Suzana Çerkini lidhur me rastin e dënimit me gjobë të një të akuzuari për rrahjen e ish-gruas.
Dënimi për veprën penale, për të cilën ishte akuzuar ai nuk parasheh dënim me gjobë, siç ka vendosur gjyqtarja me kërkesë të prokurorit, por me burgim nga 3 muaj deri në tre vjet.
Prokurori Zef Prendrecaj ka thënë se hetimin e ka nisur sipas detyrës zyrtare, fillimisht duke mbledhur materialet e nevojshme për të parë se a ka qenë përgjegjësia e prokurorit apo e gjyqtares për këtë rast./koha ditore/
© KOHA.net


