RCCOLA

Hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët nënshkruhen për të marrë mëditjet dhe dalin menjëherë

“Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe gjatë kësaj periudhe ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët, për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve të ngrihet”, ka thënë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, derisa lista e veprave penale është zgjeruar.

Tahiri tha se ky projektligj avancon politikën shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.”Projektligji i ri ka sjellë disa risi të mëdha, të cilat do t’i përmend shkurtimisht e para veprat penale janë shtuar dukshëm. Në këtë projektligj renditja e veprave penale ku parashihet konfiskimi i pasurisë janë: veprat penale të krimit të organizuar, veprat penale të korrupsionit, veprat penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale trafikimit të qenieve njerëzore, veprat penale lidhur me konfliktet të armatosura jashtë territorit të vendit, veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, veprat penale që lidhen me substancat narkotike dhe armët, veprat penale me kibernetike, ato kundër ekonomisë së vendit, kundër pronës dhe kundër ambientit, pra kemi një listë më të gjerë të veprave penale për të cilat institucionet e sistemit të drejtësisë do të mund të ushtrojnë procedurën e konfiskimit. Konfiskimi është zgjeruar në kuptimin e konfiskimit të çdo pasurie të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit, nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale”, tha ai.

Hidromorava

akuzuari është i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Glauk Konjufca, tha se çështja e hetimit nuk është prekur asgjë.”Ky ligj nuk sjell ndryshim kualitativ sa i përket qasjes në luftimin e aseteve të krimit të organizuar. Këtu nuk ka pasur lëvizje të ndjeshme sa i përket barrës së provës. Kjo është hajgare, ky është rishkrim i ligjit të mëparshëm sa i përket kategorisë së barrës së provës. Prapë derisa të vijmë deri te vendimi i prerë i gjykatës për ta argumentuar veprën penale, barra e provës krejt është mbi prokurorin, edhe në këtë ligj procedurat e hetimit nuk është prekur asgjë”, tha Konjufca. Atij i është kundërpërgjigjur ministri Tahiri. “Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe gjatë kësaj periudhe ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët, për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve të ngrihet. E kemi palët e treta që nuk e kemi pas më herët, domethënë që tash janë të detyruar që në momentin që nuk janë blerës bonafite, tashmë janë të obliguar të bashkëpunojnë me drejtësinë, përndryshe edhe ajo pasuri që është në palët e treta, qofshin familjarë apo biznese, ajo pasuri do të konfiskohet”, tha ai. Sipas tij, i akuzuari edhe nëse akuzohet për një vepër penale me shumë të vogël, ai do të jetë i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit. Projektligji është përkrahur nga Komisioni për legjislacion dhe grupet parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Veseli përmend Vetting-un Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka folur dje në Kuvend rreth Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë. Veseli, duke folur për legjislacionin në luftën kundër korrupsionit, tha se ka nevojë që në këtë reformë të punohet bashkërisht, pozitë dhe opozitë. Veseli tha se nuk do të ketë amnisti për askënd, pa marrë parasysh partisë që i përket. Veseli tha se nuk do të ketë amnisti për askënd, pa marrë parasysh partisë që i përket. “Duhet të punojmë bashkërisht. E përgëzoj ministrin e Drejtësisë për guximin për të kaluar përmes disa barrierave. Do të ketë ndryshime që do të bëhen nga ministri. Ka qenë edhe deklarimi im publik para ligjit, kushdo që ka keqpërdorur do të përgjigjet. Kushdo që është i inkriminuar e paguan. Nuk ka nevojë askush të paguajë për një individ, as ‘Vetëvendosje’ për një individ, as PDK-ja për një individ, as LDK-ja për një individ dhe asnjë parti a grup tjetër”, ka thënë ai, duke bërë thirrje që përpjekjet për reforma të mos merren me negativitet. Ai tha se secili individ do të përgjigjet për veprimet e veta dhe do të shkohet edhe te Vetting-u. Pjesëmarrja e ulët e deputetëve në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës po bëhet arsye për akuza ndërmjet shumicës dhe opozitës. Shefat e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e kanë cilësuar si të turpshme ardhjen e deputetëve në sallën e legjislativit të vendit vetëm për t’u nënshkruar dhe për të marrë mëditjen. Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, e ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila, sipas tij, nga 27 deputetë të saj vetëm 7 prej tyre janë pjesëmarrës në seancë.

(Kosova Sot)