Hetimi i milionave të politikanëve, analisti nga SHBA zbulon mashtrimin e madh

Agjencia e Antikorrupsionit në Kosovë ka marrë vendim për hetimin e pasurisë së 974 zyrtarëve publikë.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot Online”, ka folur analisti politik, Ramiz Bojaj. Ai ka thënë se nuk duhet të mbahet shprese tek ky hetim aspak, pasi sipas tij nuk ka qasje serioze dhe nuk ka për qëllim të zbulohet dhe konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Nuk duhet të jetë shpresë lënës sepse janë ndikimet politike të bandave të forta të oligarkëve në të gjithë segmentet shtetërore, si në drejtësi, polici, siguri, makro korporata, pse jo, edhe në antikorrupsion et, që nuk lënë hapësirë për zbatim të mirëfilltë të ligjit”, tha analisti politik Ramiz Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, hetimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë, po bëhet vetëm sa për t’i hedhur hi syve qytetarëve e opinionit.

“Thjeshtë edhe AKK, sikur të gjitha segmentet tjera të shtetit u shërbejnë mafiozëve të fuqishëm partiak-politik për të rehabilituar interesat e tyre, jo për të vendosur rend e ligj.

A guxon AKK-ja psh, t’i bëjë një kontroll pronave ose pasurisë së kryeministrit të vendit, presidentit a krye parlamentarit! – Jo kurrë. Politikanët milionerë, bashkë më sekserët e tyre nëpër makro-korporata, kompani të ndryshme, institucione shtetërore e jo shtetërore, u pasuruan në mënyrë marramendëse para hundëve të AKK-së”, analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër sipas Bojajt, krimi e korrupsioni nuk luftohet në Kosovë edhe kur është fjala tek pasurimi me këto mënyra, por ndiqen dhe shantazhohen të gjithë ata që bëjnë përpjeke të ballafaqohen me këto grupe mafioze.

“Edhe nëse ka heronj të rinj të këtij rangu, ai ose do të shantazhohet, sulmohet ose ndiqet. Rasti i kryeprokurorit Elez Blakaj është pasqyrë më reale e funksioniomit të banditizmit në Kosovë. A nuk u vranë, u rrahën, u sulmuan, u shantazhuan e u de faktorizuan ose edhe u “vetëvranë” udhëheqës të lartë të institucioneve të privatizimit, arkitektë që kërkon rend e ligj, gjykatës që kërkonin zbatim të ligjshmërisë..! Shteti i Kosovës është pronë private e SHIK-Prontos, ku të gjitha segmentete e shtetit janë në shërbim të këtyre klaneve të egra oligarkësh, herë me ortakë e herë pa ortak, koalicione qeverisëse, duke shtypur e terrorizuar qytetarin e thjeshtë”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik që jeton dhe vepron në SHBA, Ramiz Bojaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).