Uji Dea

Hetimet e ndërkombëtarëve për sulmin në Banjskë, kryediplomati shqiptar: Na janë paraqitur fakte që presim të bëhen publike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, gjatë vizitës në Kosovë ka deklaruar se po i përcjellin me vëmendje hetimet ndërkombëtare që po zhvillohen lidhur me sulmin e ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Në një konferencë për media bashkë me homologen e tij kosovare, Hasani ka thënë se nga partnerët ndërkombëtarë, Shqipërisë i janë prezantuar disa fakte lidhur me këto të hetime, të cilat siç ka deklaruar, presin të bëhen publike.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe diskutime me frekuencë të lartë me partnerët tanë ndërkombëtarë si në kuadër të anëtarësimit tonë në NATO, ashtu edhe në angazhimet me organizata ndërkombëtare. Po e ndjekim me shumë vëmendje situatën. Na janë paraqitur fakte të cilat presim të bëhen publike”, është shprehur ai.

Mobi Casa

“Kjo do të thotë se Shqipëria jo vetëm që e ka në fokus të vëmendjes atë që ka ndodhur më 24 shtator në veriun e Kosovës, por edhe vazhdon të kërkojë nxjerrjen para përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar, qofshin ata të përfshirë drejtpërdrejt në sulm e qofshin ata orkestrues të krimit. Për këtë ne do t’u lëmë kohën e nevojshme partnerëve tanë që t’i shprehin këto fakte publikisht dhe të dalin me qëndrime që duhet mbajtur”.

Mes tjerash, Hasani ka thënë se rajoni i Ballkanit Perëndimor është duke kaluar një moment delikat, sa i përket sigurisë dhe stabilitetit.

“Vizita ime është pjesë e një turi në disa vende të rajonit, që ka për qëllim ndarjen e ideve në punën që duhet të bëjmë së bashku për të mirën e rajonit dhe qytetarëve tanë. Rajoni është duke kaluar një moment delikat, jemi të gjithë dëshmitarë që siguria dhe stabiliteti janë më të kërcënuara se në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.