Hetime serioze për komunat e Anamoravës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan është në hetim e sipër për shtat (7) komunat e Anamoravës, bazuar në Raportet e auditimit dërguar nga auditori i përgjithshëm. Sipas të dhënave shumë të sigurta brenda sektorit të hetimeve për krime ekonomike dhe korrupsion si dhe brenda Prokurorisë, të gjitha të gjeturat e këtyre auditimeve, janë në përfundim e sipër dhe shumë shpejt priten kallëzime penale për shumë zyrtar brenda këtyre komunave të cilët përballen me dyshime serioze për shpërdorime serioze të detyrës zyrtare përkatësisht, keqpërdorime këto të parëse publike dhe atyre të taksapaguesve qytetarë të këtyre komunave.

Nuk përjashtohet edhe arrestimi gjithnjë sipas këtyre burimeve, i këtyre zyrtarëve, nëse dëshmohet dyshimi i arsyeshëm për këto keqpërdorime.

I kontaktuar nga rajonipress kryeprokurori i kësaj prokurorie, Jetish Maloku, vetëm vërtetoi të dhënat tona duke theksuar se beson që brenda muajit shkurt do i grumbullojnë të gjitha provat përkitazi me të gjeturat e këtyre Raporteve të auditimit për këto komuna, dhe prokuroria shpejt do vendos për procedurë të mëtejme, duke mos u përgjigjur nese do ketë eventualisht, edhe arrestime për dyshimet e ngritura.

Uji Dea

Në të njëjtën kohë, të dhënat tona brenda këtyre burimeve, tregojnë se Zyra e prokurimit pranë Komunës së Gjilanit, e udhëhequr nga menaxheri i saj dhe zyrtarë pranë kësaj zyre janë nën hetime, për shkak të dyshimit për shpërdorim të detyrës zyrtare, sidomos të anulimeve të shumta të tenderëve të dhenë Operatorëve ekonomik të papërgjegjshëm dhe me shkelje ligjore, për çka edhe OSHP në Prishtinë ka kthyer në ritenderim disa nga këta tender, mu për shkak të shkeljeve të shumë kritereve që i parasheh Ligji mbi Prokurimin.

Këto të dhëna, nuk i pohoi e as nuk i mohoi Kryeprokurori Maloku duke shtuar se të gjitha pretendimet që provohen se ka keqpërdorime nga çdo zyrtarë të lartë, të çfarëdo niveli, do i nënshtrohen të gjitha procedurave ligjore deri në hetimin bazuar në këto pretendime./rajonipress/