Hidromorava

Hetime mbi importin e energjisë në Kosovë? Misini: E papranueshme rritja e çmimit pa transparencë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Komuniteti i Energjisë në Vjenë dhe Zyra e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë kanë nisur hetime në lidhje me importin e energjisë elektrike në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur një ditë më parë, zyrtarja e LDK-së Janina Ymeri, raporton Ekonomia Online.

Kosova vitet e fundit është përballë me rritje të çmimit të energjisë, e këtë e ka quajtur të papranueshme profesori i ekonomisë, Shkumbin Misini.

“Ka diçka aty, është e papranueshme. Nëpër vende të ndryshme të botës po bie çmimi i energjisë elektrike, për shembull në Zvicër që është zvogëluar nga janari për 20 për qind. Ndërsa Kosova shkon në rritje të çmimit të energjisë elektrike, kur e dimë që Kosova ka rezerva të burimit dhe të shfrytëzimit të burimeve natyrore, të prodhimit të energjisë elektrike. Është shumë e papranueshme si me këtë shpejtësi qeveria mori vendime të shpejta pa e analizuar në mënyrë të mirëfilltë analizën e kostos, të cilën mundet me ndikuar. Shembull konkret, rasti konkret të një kompanie prodhuese iu ka rritur katër herë çmimi i energjisë elektrike, shtrohet pyetja se a i kemi kushtet që bizneset e Kosovës të ketë rritje të kostos operative? Jo, sepse ne ende jemi vendi më i varfër në rajon, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ne kemi interes që bizneset të ketë favore në Kosovë, sidomos prodhuese dhe mos të ketë disfavore që mund të ndikojnë në rritjen e kostos së prodhimit të produkteve të tyre dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të produkteve, të cilat nuk mund të jenë konkurruese në raport me konkurrencën në treg”, deklaroi Misini.

Ai theksoi se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ka krijuar hapësirë për hetime të mundshme penale.

Uji Dea

“Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies ka shkuar deri në atë pikë që prokuroria ka hapësirë dhe mundësi të kenë gjetje të jashtëzakonshme aty. Është e papranueshme si me na kushtuar çmimi i energjisë elektrike, importi i energjisë më shtrenjtë se në vendet e rajonit. Në çmimin e energjisë elektrike, në çmimet e larta, ne kemi çmimin më të lartë se Suedia. Çfarë standardi të jetesës ka Suedia dhe ne kemi çmimin më të lartë se ta. Rroga mesatare është më e ulëta në raport me rajonin. Nëse kemi një çift që shkojnë me një rrogë mesatare të Kosovës, arrijnë 20-25 përqind pagesë për faturën e energjisë elektrike, si mundet ta përballojnë këtë kosto të shpenzimeve familjare që ndikojnë në uljen e cilësisë së jetës për qytetarët”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se kjo situatë po rëndon bizneset dhe qytetarët, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës dhe konkurrencën në treg.

“Shumica e qytetarëve ngrohen me energji elektrike, nuk kanë alternativa të tjera. Nëse kanë, janë të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin e Kosovës. Mungesë të transparencës dhe llogaridhënies janë pjesë e korrupsionit”, përfundoi ekonomisti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.