United Hospital

Hetim për gjysmë milioni euro fajde

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Shuma prej 437 mijë e 790 euro dyshohet se i është vënë si fajde Artan Shalës nga katër pronarë biznesesh në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Afrim Borovci, pronar i restorantit “Baron”, Adem Grashtica, punues i dyerve dhe dritareve, Artan Sejdiu, bashkëpronar i kafenesë “House Pub”, si dhe pronari i kompanisë “Hertica”, Gëzim Alija, janë të dyshuarit.

Që të katërt ishin denoncuar në Polici në qershor të këtij viti nga Artan Shala, që njihet si shitës i vajrave motorikë.

Për më tepër Shala kishte deklaruar se ka pasur edhe kërcënime me jetë, siç i ka quajtur ai, nga “grupi i fajdexhinjve”.

UBT

Nën këto dyshime, Prokurorja e krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Fikrije Fejzullahu më 15 tetor të këtij viti mori vendim për hetimin e katër të dyshuarve për fajde. Por, përveç dyshimeve për vënien e gati gjysmë milioni euro fajde ajo i vuri nën llupë këta pronarë biznesesh edhe për shmangie tatimi, megjithëse nuk precizon ndonjë shumë për të cilën dyshohet se shmangën ata. Të gjitha lokalet tashmë janë mbyllur nga Policia.

Tre nga të dyshuarit, Afrim Borovci, Adem Grashtica dhe Gëzim Alija janë vënë me vendim të gjykatës në arrest shtëpiak. Në arrati gjendet akoma Artan Sejdiu, i cili dyshohet se po fshihet në Amerikë, atje ku mendohet se u fsheh edhe denoncuesi i tij, Artan Shala, nga frika.

http://koha.net/?id=3&l=80420

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.