Fundamenti

Hetim parlamentar për marrëveshjet e dëmshme me Beogradin

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend shprehën se delegacioni i Kosovës në bisedime me Serbinë duhet të dorëhiqet sa më shpejt për të mos i shkaktuar kësisoj edhe më tej dëme Kosovës, siç ka ndodhur me një mori marrëveshjesh dhe siç po duket edhe me atë për ndërtimin e murit në Mitrovicë.

Salihaj: I gjithë procesi të rishikohet.

“Tash edhe fillimi i ngritjes së murit ndarës nga ana e serbëve të Mitrovicës së Veriut, duket se po del se është pjesë e Marrëveshjes në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pa çka se as për këtë gjë negociatorët tanë nuk e kanë thënë të vërtetën. Ndryshe, ai mur do të duhej çrrënjosur, nëse nuk do të ishte pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, është shprehur për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Analistët dhe njohësit e rrethanave politike në vend shprehën se delegacioni i Kosovës në bisedime me Serbinë duhet të dorëhiqet sa më shpejt për të mos i shkaktuar kësisoj edhe më tej dëme Kosovës, siç ka ndodhur me një mori marrëveshjesh dhe siç po duket edhe me atë për ndërtimin e murit në Mitrovicë. Ata thonë se delegacioni aktual ka treguar se është plotësisht i paaftë për këto bisedime, sepse, sipas tyre, në marrëveshjet e arritura janë pranuar kushte shumë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës. Prandaj, analistët thonë se delegacioni në fjalë të japë llogaridhënie për dëmet që i shkaktoi Kosovës, ndërsa një çështje e tillë kaq serioze duhet të diskutohet e debatohet edhe në Kuvendin e Kosovës. Ndaj në këtë drejtim është shtruar edhe çështja se a duhet të bëhet një hetim parlamentar për gjithë marrëveshjet e dëmshme, që nënshkroi Kosova me Serbinë e që nuk ishin në favor të shtetit por vetëm të Serbisë, duke e futur brenda Kosovës, dhe po ashtu a duhet që delegacioni i Kosovës t’i nënshtrohet përgjegjësisë për këto marrëveshje larg transparencës me qytetarët dhe të dëmshme e shumë herë edhe mashtruese për ta?

Kelmendi: Marrëveshjet e kthyen ndikimin e Serbisë në Kosovë Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë në të shumtën kanë dëmtuar më shumë Kosovën, dhe siç dihet një sërë marrëveshjesh të arritura atje në të shumtën kanë qenë në favorin e Serbisë, duke ia shkurtuar rrugën e saj drejtë integrimeve evropiane, por që Kosova sipas tij, ka dalë e dëmtuar esencialisht nga këto bisedime.

Uji Dea

Ai thotë se me gënjeshtrat e negociatorëve tanë në këto bisedime gjithmonë janë theksuar si teknike, por që substancialisht që nga fillimi kanë qenë dhe janë politike. “Këto bisedime në një farë forme me një mori marrëveshjesh të arritura në shumë fusha sikur e kanë kthyer ndikimin e Serbisë brenda në Kosovë. Është thënë po ashtu në vazhdimësi nga negociatorët tanë se në asnjë rast me Serbinë nuk do të bisedohet për çështjet e brendshme të Kosovës, por dhe kjo doli e pavërtetë sepse në të shumtën është biseduar dhe për çështje të brendshme të Kosovës, prandaj këta sikur po e mashtrojnë vazhdimisht opinionin tonë lidhur me marrëveshjet e arritura në të gjitha fushat, ngase edhe mungon pothuaj transparenca e plotë për një sërë marrëveshjesh të arritura, por opinioni mjaftohet vetëm me interpretimin sikur e bëjnë këta pa qenë transparentë në total”, është shprehur Kelmendi.

Ai tutje shton se përveç disave, që edhe tashmë dihen, sikur është fakti me marrëveshjen për asociacionin e komunave etnike serbe, që edhe këtu e kanë gënjyer opinionin dhe sikur e vërtetoi edhe Gjykata Kushtetuese se në më shumë se 24 nene të kësaj marrëveshjeje janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Tash edhe fillimi i ngritjes së murit ndarës nga ana e serbëve të Mitrovicës së Veriut, duket se po del se është pjesë e marrëveshjes në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, pa çka se as për këtë gjë negociatorët tanë, nuk e kanë thënë të vërtetën, ndryshe ai mur do të duhej çrrënjosur nëse nuk do të ishte pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, ka shtruar ai.

Një hetim parlamentar për të gjitha marrëveshjet Tutje Kelmendi ka veçuar se grupi negociator, që ka biseduar në Bruksel dhe ka lidhur Marrëveshje me Beogradin në të shumtën këto nuk i ka bërë transparente as në Parlamentin e Kosovës, prandaj, sipas tij, mbase edhe do të ishte e domosdoshme një hetim parlamentar për të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit. “Për të gjitha këto Marrëveshje të dëmshme të arritura këta, pra nënshkruesit e tyre me Beogradin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të japin llogaridhënie, ndryshe edhe më tutje sa e sa Marrëveshje tjera do të arrihen pa dhënë llogari askush edhe pse ato po e dëmtojnë Kosovën, derisa në anën tjetër po e fuqizojnë Serbinë në rrugën e saj evropiane më shumë se Kosovën. Së këndejmi në Kuvendin e Kosovës do të duhej të bisedohej e të debatohej për të gjitha këto marrëveshje të arritura nga pala kosovare me Beogradin e që po dalin kaq të dëmshme për vet shtetin tonë, thuaja duke e degraduar në shumë raste edhe vetë integritetin dhe sovranitetin do të thosha. Prandaj, Kuvendi i Kosovës duhet ngritur dhe inicuar debatin për këto çështje thelbësore për shtetin, e që duhet ditur si të bisedohet tutje apo të ndalen fare bisedimet Kosovë-Serbi, derisa ato më shumë janë rezultative në dëm të Kosovës,sikur deri më tash”, është shprehur Analisti, Naim Kelmendi.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, thotë se qeveria është dashur qysh në fillim të mandatit ta rishikojë përbërjen e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, ngase sipas tij, bisedimet me Serbinë janë një proces i ndërlikuar dhe i rëndë e të cilit nuk mund t’i dalë në krye kushdo. “Ndërsa, ky delegacion aktual ka treguar se është plotësisht i paaftë për këto bisedime, sepse në marrëveshjet e arritura janë pranuar kushte shumë të dëmshme për shtetësinë e Kosovës derisa favorizimi i Serbisë dhe koncesione të pandërprera për Serbinë ka qenë një konstantë e këtyre bisedimeve. Andaj, është paaftësia totale e palës sonë ajo që ka shkaktuar shumë probleme e paqartësi në marrëveshjet e arritura, kurse mungesa e transparencës në këto bisedime bën që të mashtrohen qytetarët dhe institucionet e Kosovës, duke deklaruar se po nënshkruhen marrëveshje të dobishme për Kosovën, kurse në realitet po nënshkruhen marrëveshje të dëmshme për Kosovën e të dobishme për Serbinë, dhe jo rrallë në këto bisedime nga BE-ja janë vënë në tavolinë projekte të qeverisë së Serbisë, të cilat janë servuar si të BEsë”, ka vijuar më tej ai. Salihaj ka nënvizuar se është koha e fundit që i gjithë procesi të rishikohet. “Përbërja e këtij delegacioni të ndryshohet dhe të mos nënshkruhen edhe më tej marrëveshje të dëmshme për Kosovën siç ka ndodhur deri më tani, ka theksuar për gazetën, “Kosova Sot”, deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.