Hetemaj synon kombëtaren e Finlandës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mehmet Hetemaj e la futbollin italian për t’u kthyer në atë finlandez. Mesfushori kosovar u huazua për gjashtë muaj në Honka.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të kthehej më në AlbinoLeffe, edhe pse ka ende kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2015.

“Gjatë verës e kisha ndërmend të shkoja diku tjetër. Ju kam besuar njerëzve të gabuar. Transferimi në Modena ishte afër, por në fund nuk u realizua. Kur jam kthyer në shtator tek AlbinoLeffe, kam vendosur të shkoj diku tjetër. Mund të thuhet se në vjeshtë nuk isha mirë fizikisht, por as mendjen nuk e kisha aty”, deklaroi Hetemaj për uebfaqen finlandeze iltasanomat.fi.

Mobi Casa

Kosovari me pasaportë finlandeze po synon që përmes ekipit nga Espoo të luajë në Përfaqësuesen finlandeze, me të cilën i ka zhvilluar dy ndeshje më herët.

“Ekipi kombëtar është gjithmonë një objektiv. Është një nder i madh. Por, jam i vetëdijshëm se është një konkurrencë e fortë në mesfushë. Mund ta kuptoj mirë se në Itali, nuk jam prezantuar aq mirë, kështu që Honka është një mundësi e mirë. Gjithçka më përket mua. Nëse luaj mirë, është më e lehtë për trajnerët të më zgjedhin mua”, përfundoi Hetemaj.