Hetemaj: Shqipëria mund të luajë në Euro 2016
Përparim Hetemaj ka vetëm lëvdata për kombëtaren e Shqipërisë dhe thotë se kuqezinjtë mund të kualifikohen në Euro 2016.Mesfushori kosovar me pasaportë finlandeze po zhvillon një stinor të madh në Serie A me Chievon, derisa vazhdimisht ftohet edhe nga përfaqësuesja e Finlandës.
Gjatë një interviste për Gazetën Olle, Hetemaj mes tjerash ka folur edhe për Shqipërisë dhe ka komentuar edhe të ardhme e përfaqësueses së Kosovës, ku kërkon “t’ia ruajnë numrin 10”.
“Sinqerisht Shqipëria ka ndryshuar dhe është duke zhvilluar lojëra shumë, shumë të mira. Shpresoj dhe besoj shumë që do të kualifikohet në Kampionatin Evropian”, tha Hetemaj
“Besoj që deri më tani në Përfaqësuesen e Kosovës kanë ardhur shumë lojtarë mjaft të mirë që e meritojnë numrin 10. Momentalisht është herët dhe nuk mund të them asgjë. Shpresoj që Kosova sa më shpejtë të hyjë në FIFA dhe më pas do të shohim nëse do të vij apo jo”, deklaroi Hetemaj. /Telegrafi/


